Gjermania ka nevojë për 250 mijë ekspertë

Bon, 6 gusht – Ekonomia gjermane po rimëkëmbet shkëlqyeshëm nga kriza globale financiare, konstatojnë mediet e atjeshme, por theksojnë se ajo kërcënohet nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar.
Ministri gjerman i ekonomisë, Rainer Bruederle, ka debatuar ashpër me kryeministrin bavarez, Horst Sehofer.
Bruederle ka deklaruar se po mendon për futjen e premisë së parave, për të tërhequr në Gjermani fuqinë punëtore shumë të kualifikuar, që nuk i ka pëlqyer aspak Sehoferit, i cili ka theksuar se Gjermania vazhdon të ketë 3 milionë të papunësuar, dhe së pari duhet të përdorë potencialin vendor dhe punët t’i ofrojë gjermanëve.
Megjithatë, analistët paralajmërojnë se ministri Bruederle ka të drejtë, pasi që Gjermania në afat prej katër vjetëve do të ketë nevojë për 250 mijë inxhinierë, teknologë dhe ekspertë të tjerë të kualifikuar në shkencat natyrore.
Shoqata e inxhinierëve gjermanë ka paralajmëruar se tashmë në tregun e punës mungojnë 36 mijë inxhinierë të diplomuar, të cilit duhet “importuar” disi.