E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat shtrëngojnë masat për kredi

 

Bankat kanë shtrënguar dhënien e kredive. Për rrjedhojë, rritja vjetore e kredisë ka pësuar rënie. Sipas raportit më të fundi të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin privat ka vazhduar të luajë rolin kryesor ndër kontribuuesit e zgjerimit monetar. Rritja vjetore e kredisë ka shënuar rënie gjatë 6-mujorit të dytë të 2008-ës, krahasuar me gjashtëmujorin e parë. Treguesit e ndërmjetësimit janë rritur më tej; raporti i portofolit të kredisë ndaj depozitave dhe totalit të aktiveve arriti përkatësisht në 63 për qind dhe 43 për qind në fund të muajit nëntor. Pas muajit shtator, struktura e portofolit të kredisë sipas monedhave shfaq një normë më të lartë të rritjes vjetore të kredisë në lekë. Në ndryshim nga pjesa e parë e vitit, në gjashtëmujorin e dytë vihet re një tendencë për zvogëlimin e portofolit të kredisë për degët “ndërtim” dhe “tregti”, dhe një rritje e lehtë për degën “industri”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›