E Diel, 1 Nëntor 2026

KFW, 1.5 milionë euro për zonat rurale

 

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe KFW-së, Frankfurt Am Main, për financimin e projektit “Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale (Faza 2)”. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka për objektiv sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm sasior dhe cilësor me ujë të pijshëm të popullsisë së disa qarqeve si Dibër, Kukës dhe Shkodër. Kredia e marrë është me terma të buta, me afat maturimi prej 30 vjet, interes 2% në vit, ndërsa për dhjetë vjet nuk do të paguhet principali. Kosto e parashikuar e projektit është 1.785 milionë euro, ku 1.5 milionë euro financohen nëpërmjet kësaj kredie dhe pjesa tjetër janë kontribut vendor prej 285 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›