E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet agjencia e udhëtimit

 

FIER – Grabitet gjatë natës agjencia e “Union Travel” në Fier. Burime pranë komisariatit të Fierit kanë bërë të ditur se ngjarjen e ka zbuluar një punonjës i agjencisë, në momentin kur ka hapur zyrën mëngjesin e djeshme. Agjencia e “Union-Travel” e cila operonte në sektorin e transportit të udhëtarëve në linjën Fier-Athinë dhe anasjelltas është vjedhur pasi autorët janë futur nga e çara e një muri. Autorët kanë hapur forcërisht një dyqan që merrej me riparimin e pjesëve elektronike, e më pas prej andej kanë hapur murin lidhës me agjencinë. Synimi i grabitësve ka qenë sasia e parave që ndodhej në këtë agjenci, pasi përveç shitjes së biletave të udhëtimit, aty kryhej dhe shërbimi i transferimit të parave nga vende të ndryshme të botës. Para aty nuk kanë gjetur, veçse kanë marrë një sasi të konsiderueshme kartash telefoni si dhe karta dixhitale. Policia ka mbledhur gjurmë të lëna në vendngjarje, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende.                          m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›