Bankave duhet t´u sigurohen garancitë
09/05/2005 Teuta Baleta
Teuta Baleta, relatore e strategjisë për kreditimin e ekonomisë, tha se me anë të kësaj platfrome, synohet reformimi i disa sektorëve publikë, të cilët do të krijojnë kushte të reja për zhvillimin e sistemit të kredive. “Arsyet se përse kredimi për biznesin në Shqipëri është i ulët, vjen si pasojë e rriskut të lartë që vjen nga brishtësia makroekonomike, konkurrenca e dobët në sistemin bankar, dobësitë e gjyqësorit dhe të përmbarimit, problemet me titujt e pronësisë apo edhe klima e pafavorshme për investimet në biznese”, tha Baleta. Sipas saj, duhet që së pari të rritet efiçenca në zbatimin e ligjit nga gjyqësori dhe përmbarimi si dhe duhet shtuar konkurenca në sistemin bankar. Baleta tha se specializimi i organeve gjyqësore dhe përmbarimit, do të sillte reduktim të rrezikut të kreditimit dhe do u jepte siguri bankave që të investojnë në këtë drejtim