E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masat të nisin nga kontrolli dhe doganat

09/05/2005  Selami Xhepa

Selami Xhepa, një ndër hartuesit e strategjisë “Për zhvillimin e Sektorit Privat” tha në fjalën e tij se, monpolet dhe puna e dobët e kontrollit dhe e mbikqyrjes së tregut, janë dy nga pikat kryesore që pengojnë zhvillimin e biznesit në vend. “Së pari, duhet të garantohet konkurenca e barabartë në treg, duke luftuar monopolet. Kjo arrihet nëpërmjet fuqizimit të institucioneve të kontrollit dhe mbikqyrjes së tregut, si dhe i reformave të thella që duhet të kryhen në sistemin doganor. Reformat e ardhshme duhet të shtrihen dhe në kuadrin e thellimit të integrimit ekonomik dhe nxitjes së eksporteve. Paketa fiskale e propozuar, synon të realizojë rimbursim të menjëhershëm të TVSH-së për firmat e eksportit dhe lehtësim me 20 për qind të tatimit të koorporatës për firmat që punojnë për eksport”, tha Xhepa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›