Lexuesit, nje vit me “Metropol”
09/05/2005 Redaksional
U bë plot një vit, që gazeta "Metropol" ndodhet në duart e lexuesve, gjithnjë e më dendur, duke treguar bashkëpunimin e saj me të dhe besnikërinë ndaj slloganit të saj të ditës së parë, gazetë e qytetarëve. Një vit është pak, tashmë në tregun e madh të shtypit shqiptar, për të treguar se mund të bësh përpara në konkurencën e përditshme dhe, se mund të zësh një vend të lakmuar në rendin e 22 të përditshmeve politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Megjithatë, duke ruajtur modestinë, mund të themi se "Metropol" ka hedhur bazat e një gazete që kalon përmasat e një viti, duke lënë pas gazeta shumëvjeçare në Shqipëri dhe me një përvojë të bollshme profesionale.
Me një ekip pothuajse stabël, mjaft profesional që në ditën e parë të saj, ajo ndërtoi një sistem të lajmit të saktë, të pakundërshtueshëm dhe pa të meta profesionale. Së pari, sistem lajmesh të pavaruara dhe në distancë të plotë nga influencat politike dhe ato të biznesit dhe, së dyti, një sistem lajmesh të lidhura ngushtë më interesat e qytetarëve dhe orientimin e tyre në rrëmujën e madhe informative shqiptare.
Përveç kësaj, "Metropol" ndërtoi në sistemin e idesë dhe analizës një kompleks të rinjsh si dhe i atashoi ata tek zërat më seriozë të kritikës politike, ekonomike dhe filozofike në vend, të cilët ishin të pranishëm panda në faqet e Metropolit.
Duke ruajtur ç'dihej nga shtypi i mëparshëm, "Metropol" përgjatë një viti shërbeu si shembull i kalimit të lehtë nga tradita në prirjet e reja të gazetarisë botërore. Modeli i "Metropolit" të ditëve të para për një periudhë të shkurtër, u asimilua pjesërisht apo më shumë, edhe nga disa të përditshme të tjera shqiptare. Ky ishte një rezultat që nuk kishte të bënte me të ardhurat e gazetës por, gjithsesi, plotësonte një pjesë të qëllimit të çdo produkti publik, të ndikojë, të ndihmojë dhe të përmirësojë gjithandej.
Prirjet e reja të gazetarisë së shkruar si dhe shijet apo nevojat e lexuesit të ditës, u mishëruan në një grup rubrikash që për herë të parë bëheshin pjesë e përditshme e gazetave më target, politikën apo kronikën e zezë.
Metropol dhe Stafi i tij patën fatin e bashkëpunimit pa rezerva që afroi botuesi i saj, “Metropol Group”, që drejtohet nga inxhinieri i ri, Alban Xhaferri. Duke e trajtuar gazetën si nje biznes medatik dhe jo si influencë mediatike, lehtësuan shumë punën e stafit dhe drejtuesve të gazetës për të përmbushur pjesën njëvjecare të këtij projekti, që tashmë është vënë në rrugë të mbarë. Në vijim të kësaj, brenda 6 muajve, "Metropol Group" botoi gazetën e dytë "Metropol Sport", një gazetë e guximshme për nga forma dhe përmbajtja e cila, shumë shpejt u bë mjaft e dashur për dashamirësit apo tifozët e sporteve të ndryshme.
Por, pavarësisht këtyre arritjeve, jemi të bindur se në rrethana më të drejta të tregut të shtypit në Shqipëri, ne do të kishin ecur edhe më shpejt. Jemi të detyruar të konkurojmë përditë duke qënë të ndershëm, në një rrëmujë mediatike pothuajse të pandershme në aspektet e çmimit, marketingut të njëanshëm dhe sistemit agonik të shpërndarjes së shtypit në përgjithësi. Ne ndihemi keq kur jemi pjesë e një tregu gazetash me shifrat e shitjes për frymë nga më të ulëtat në botë, dhe disa herë më të ulëta në rajon. E dimë se nuk jemi bashkëfajtorë, por nuk kemi shpëtuar pa qenë bashkëvuajtës, ashtu si nuk do të lëmë shteg të drejtë pa gjetur, për t’i shpëtuar kësaj “miqësie” të kahershme vendosur mes shtypit dhe infrastrukturës së tij.