Bode: Nuk do e njohim privatizimin e Albtelekom
09/05/2005 Shitja me një të tretën e vlerës që ka tregu
Partia Demokratike, deklaron se, nuk do të njohë asnjë nga privatizimet e ndërmarrjeve publike të kryera nga qeveria aktuale, që bien në kundërshtim me ligjin dhe me standartet ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ritvan Bode, tha dje se privatizimi i Albtelekomit dhe çmimi prej 120 milionë dollarësh, është abuziv dhe nuk reflekton vlerën e vërtetë që ka kjo ndërmarrje. “Privatizimi i ndërmarrjes më të madhe dhe më fitimprurëse që ka pasur ekonomia publike shqiptare, bëhet me një tender të drejpërdrejtë, pa konkurent rival. Kjo do të thotë se çmimi i vendosur në këtë shitje, është tërësisht abuziv dhe nuk reflekton vlerën e vertetë, që ka kjo ndërmarrje publike. Së treti, një veprim i tillë në këto rrethana, kryhet nga një kabinet qeverisës, i cili është cilësuar botërisht si më i korruptuari në historinë e vendit dhe si një nga më të korruptuarit që ka sot Europa dhe Bota. Abuzimet nuk janë vetëm proceduriale, por janë edhe nga pikëpamja e vlerësimit. 76 % e Telekomit shqiptar privatizohet me 120 milion euro dhe përfshihet në këtë vlerë edhe liçenca falas e operatorit të tretë celular. Vetëm kjo e fundit sipas çmimit të tregut shqiptar, vlerësohet në 35 deri në 40 milion, në rastet analoge që është dhënë deri më sot. Vetëm vlera e Telekomit e shitur pa vlerën e liçencës, është sa gjysma e Telekomit të privatizuar në Mal të ZI”, tha Bode. Sipas tij, PD në rast se fiton zgjedhjet, nuk do të njohë asnjë prej privatizimeve të kryera nga kjo qeveri në kundërshtim me ligjin. "Partia Demokratike deklaron se distancohet nga ky i ashtuquajtur privatizim dhe se, nuk do ta njohë si legjitim, asnjë lloj forme të grabitjes të pasurisë publike, në kundërshtim me aktet ligjore shqiptare dhe me praktikat ndërkombëtare”, tha Bode.