PD: Do të subvencionohen eksportet e prodhimit vendas

09/05/2005 Komiteti i Orientimit të Politikave, paraqet strategjinë për zhvillimin e Sektorit Privat dhe Kreditimin e Ekonomisë
Punësimi dhe kreditë në zonat e varfëra do të jenë garanci për rritjen ekonomike dhe zhvillimin
Partia Demokratike do të aplikojë subvencionet për prodhimet "Made in Albania", që do të eksportohen jashtë vendit. Gjithashtu, krijimi i sigurisë për bankat, shihet si një çështje tejet e rëndësishme prej PD-së në zhvillimin e vendit. Komiteti i Orientimit të Politikave, të PD-së, ka prezantuar dje strategjinë për "zhvillimin e Sektorit Privat dhe Kreditimin e Ekonomisë“. Kjo platformë, ka si synim garantimin e konkurrencës së barabartë të tregut, nxitjen e biznesit dhe të zhvillimit të bujqësisë me anë të kredive, si dhe financimin e projekteve të zhvillimit në zonat e varfra dhe të largëta të vendit.
Sektori privat
Primare në strategjinë e Partisë Demokratike, në rast se fiton zgjedhjet, do të jetë garantimi i konkurrencës së barabartë në treg, duke luftuar monopolet. Relatori i strategjisë, Selami Xhepa, tha se kjo do të arrihet duke fuqizuar institucionet e kontrollit të tregut dhe të mbikqyrjes së konkurrencës. Një pikë tjetër në strategji, ishte reforma e thellë në sistemin doganor dhe tatimor. Në kuadër të nxitjes së eksporteve nga kompanitë vendase, parashikohet rimbursimi i plotë për mallrat që do të prodhohen në vend por që do të tregtohen jashtë Shqipërisë. Strategjia saktëson se një ndër pengesat më të mëdha për nxitjen e biznesit, është ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike. Partia Demokratike në platformën e saj, premton zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, të paktën për sektorin privat. Në kuadrin institucional, një vend të rëndësishëm zënë dhe prokurimet publike. Sipas strategjisë do të bëhet e mundur pjesëmarrja në tenderat publikë të të gjithë subjekteve që dëshirojnë të marrin pjesë, pavarësisht nga madhësia e ndërmarrjeve që konkurojnë. Hartuesit e strategjisë nga ana tjetër, janë të mendimit se mungesa e regjistrave bankarë, u heq mundësinë firmave dhe bizneseve për ta përdorur tokën si garanci për të marrë hua bankare, prandaj duhet përmirësuar sistemi i regjistrave të hipotekës.
Kreditimi
Hartuesit e strategjisë janë të mendimit se zhvillimi i sektorit privat, është i lidhur ngushtë me sistemin e kreditimit nga bankat. Teuta Baleta, relatore e strategjisë së kreditimit, tha në fjalën e saj se, kreditimi në vend është në një masë tepër të ulët për shkak të riskut tepër të lartë që ka Shqipëria, si pasojë e mungesës së shtetit ligjor, por gjithsesi, ai mbetet një ndër pikat kyçe të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Si pasojë, strategjia ka si synim krijimin e një atmosfere të sigurt për investimet, me qëllim rritjen e sistemit kreditor nga ana e bankave. Skema e garantimit të kredive në strategjinë e PD-së do të ketë si prioritet, punësimin, zhvillimin bujqësor dhe rural, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe bizneset e sapokrijuara. Për sa i përket subvencioneve shtetërore, ato do të shtrihen kryesisht në bizneset që operojnë në fushën e turizmit, bujqësi dhe strehim. E gjithë skema në radhë të parë synon rritjen e konkurrencës bankare, me qëllim uljen e interesave të kredive dhe shtimin e numrit të kredimarrësve që kanë si synim të hapin një biznes. Pika të tjera të rëndësishme të kësaj strategjie, janë privitatizimi i bursës, thellimi i tregut të letrave me vlerë apo obligacioneve qeveritare, etj.
Sektori privat
Reforma
Garantimi i konkurrencës së barabartë në treg duke luftuar monopolet, fuqizimi i institucioneve të mbikqyrjes së tregut. Fuqizimi dhe rritja e rolit të Autoritetit të Konkurrencës. Reformë në administratën doganore dhe tatimore.
Garancitë
Garantimi i një furnizimi të pandërprerë me energji elektrike të të gjitha firmave. Do të realizohet skema e rimbursimit të menjëhershëm për firmat e eksportit. Lehtësim me 20 për qind të tatimit të koorporatës për firmat që prodhojnë për eksport.
Tenderat
Të bëhet më e lehtë për biznesin që pavarësisht nga madhësia e ndërmarrjeve, të marrin pjesë në tendera publikë, ndërkohë që proçedurat e panevojshme dhe komplekse, drejtojnë këto të fundit drejt ndërmarrjeve të mëdha.
Kreditimi
Skema e garantimit do të mbështesë me kredi duke patur si prioritet; punësimin, zhvillimin bujqësor dhe rural, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërmarrjet e sapokrijuara dhe prodhimin vendas. Biznese të drejtuara nga grupe në nevojë.
Bankat
Rritje e bashkëpunimit të strukturave të qeverisë me bankat dhe institucionet e kreditimit për të (bashkë)-financuar projekte të rëndësishme. Krijim i Bankës për kreditim të bujqësisë, zhvillim rural dhe aktivitete të tjera që lidhen me to.
Investimet
Mbështetja e krijimit dhe vënia në funksionim të Zyrës së Informacionit të Kredive. Krijimi dhe zhvillimi i institucioneve të mikrofinancës, si mjet për të luftuar varfërinë. Hartimi dhe miratimi i ligjit për riinvestimet në komunitet.