Rritja ekonomike të jetë mbi 7 për qind në vit
09/05/2005 Genc Ruli
Genc Ruli, anëtar i Kryesisë së PD-së dhe ish-ministër i financave gjatë qeverisjes së demokratëve, tha në fjalën e tij gjatë prezantimit të strategjisë, se Shqipërisë i duhet një rritje ekonomike prej 7 për qind në vit, që të dalë nga gjendja e rënduar ekonomike dhe sociale. “Ju besoj se të gjithë jeni dëshmitarë të varfërisë dhe papunësisë së madhe, që vjen si pasojë e mungesës së investimeve dhe paqartësisë në qeverisje. Jam i mendimit se, vendit i duhet një strategji, e cila të mund t’a nxjerrë nga ky kolaps i rënies ekonomike ku ndodhet. Me këto ritme zhvillimi që po ecet sot, nuk ka të ardhme. Duhet të paktën një rritje ekonomike prej 7 për qind në vit, që të mund të dalim nga kjo krizë ku kemi rënë”, tha Ruli.