E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bano: Lushnja, skuadra për tu mundur e Kategorisë së Parë

Sipas trajnerit, ndaj Besëlidhjes vetëm fitimi i tri pikëve ka qenë positive, ndërsa loja ka lënë shumë për të dëshiruar

 

Nga Julian Kasapi

Pas një fitores së arritur në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 me Besëlidhjen në javën e parë të sezonit të ri futbollistik si dhe pas pushimit, skuadra e Lushnjes ka nisur javën stërvitore në kuadër të takimit të radhës. Ndeshja e radhës për verdhejeshilët do të jetë sërish në shtëpi ku do të presin skuadrën e Adës së Velipojës. Kjo skuadër është cilësuar mjaft e vështirë për tu kaluar dhe lushnjarët po mobilizohen si duhet.

Analiza

Para nisjes së javës stërvitore, tekniku Artan Bano me ndihmësit e tij kanë mbajtur një analizë në lidhje me sjelljen e skuadrës në ndeshjen e parë të këtij sezoni. Sigurisht që ka pasur vend për kritika, por edhe për të rikuperuar. Lushnjarët në pjesën e parë në ndeshjen me Besëlidhjen nuk kanë treguar supremacinë që duhej dhe kjo ka ardhur vetëm në pjesën e dytë kundër një skuadre rivale. Nga të gjithë është theksuar se duhet të bëhen rikuperimet e duhura për takimin e radhës. Trajneri i Lushnjes tha se e kam thënë dhe në fund të takimit me Lezhën se më ka kënaqur vetëm trepikëshi, por jo loja e skuadrës. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar. Së pari skuadra nuk ka ardhur akoma në parametrat e duhura, ku duhet akoma kohë që të japë efekt stërvitja e kryer në fazën përgatitore te verës. Së dyti, kjo skuadër e krijuar dhe e përformuar vetëm në 40 ditë do akoma kohë për të ardhur në fuqinë maksimale të saj, tha Bano.

Fusha në gjendje te keqe

Sipas trajnerit lushnjar, fusha e stadiumit të Lushnjes nuk është e denjë për skuadrën e tij. Më vjen keq që e them si trajner, por fusha e Lushnjes nuk i përshtatët aspak nivelit teknik të futbollistëve tanë. Jo vetëm që kjo fushë i ka tejkaluar parametrat e duhur për të qenë e tillë dhe për tu luajtur futboll në të, por nga ana tjetër kemi pasur problem nga dëmtimi i futbollistëve. Më vjen mirë që pas kaq kohësh do të nisë rikonstruksioni i saj dhe se ne do të luajmë sipas marrëveshjeve në fushën e stadiumit, Tomorri. Futbollistët tanë gjatë miqësoreve të luajtura janë shprehur mirë në fushë dhe kjo do të ndikojë dhe në rendimentin e futbollistëve ka thënë Bano, ndërkohë që ka shpallur dhe objektivat kryesorë të skuadrës së tij. Skuadra e Lushnjes është skuadra që duhet mundur nga të gjithë kundërshtarët e saj. Mendoj se do të kemi shumë vështirësi në rrugën tonë drejt Superligës, të cilën e kemi dhe si objektiv kryesor këtë sezon, sepse Lushnja është skuadër që ka synime ka përfunduar Bano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›