Messi perjete te Barcelona
Barcelona dhe Lionel Mesi përjetë së bashku. Ky është projekti i klubit katalan, që synon të “blindojë” yllin argjentinas, për ta larguar përfundimisht nga të gjitha zërat e merkatos.
Sipas të përditshmes “AS”, presidenti i klubit “blaugrana”, Sandro Rosell po përgatit me bashkëpunëtorët e tij një kontratë që do ta lidhe Mesin në “Kamp Nou” deri në fund të karrierës futbollistike, edhe pse ka ende kohë nga skadenca e marrëveshjes aktuale, e cila përfundon në vitin 2016.
Duke u nisur nga fakti që klubet e mbështetura financiarisht nga sheikët arabë po bëjnë gjithçka duan në futbollin modern, duke shpenzuar shifra maramendëse dhe rroga faraonike, katalanët preferojnë të evitojnë ankandet e pasanikëve të rinj të ligave europiane.
Rinovimi i kontratës do ti lejonte Mesit që ta mbyllte karrierën te Barça dhe të mos shqetësohej nga tentativat e klubeve si Mançester Siti, Paris Seint Zhermen apo Anzhi për ta peshuar me flori.
Një faktor i rëndësishëm është që sulmuesi që vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme te Barcelona ka deklaruar gjithmonë se për sa kohë do të jetë në nivele të larta dëshiron të luajë në “Kamp Nou”, ndërsa dëshira është që ti thotë lamtumirë futbollit me fanellën e Njuëll Olld Bojs, skuadrën ku ka luajtur në fëmijëri përpara se të transferohej në Spanjë.
Ndërkohë, shifrat që përfliten për rinovimin e kontratës janë të jashtëzakonshme. Sipas spekulimeve që qarkullojnë, Barça duket e gatshme ti ofrojë Lionel Mesit 20 milionë euro rrogë në sezon