E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, prioritet thyerja e tabusë së fitoreve në transfertë

Stafi teknik i Elbasanit kërkon nga skuadra përqëndrim për të marrë fitore në transfertat e këtij sezoni, e cila ka qenë dhe pika më e dobët në kampionatin e kaluar

 

Nga Elton Karaj

Ekipi i Elbasanit vazhdon përgatitjet në kuadër të ndeshjes që skuadra verdheblu do të luajë përballë Kamzës në fushën e kësaj të fundit. Trajneri I Elbasanit, Ilirjan File i ka patur të gjithë lojtarët në dispozicion në stërvitjen e ditës së djeshme, duke e patur kështu për herë të parë të gjithë grupin e plotë.

Tabuja e transfertave

Sezonin e kaluar, Elbasani ka hasur shumë vështirësi në ndeshjet jashtë fushe, duke kryer paraqitje të dobëta. Sezonin e kaluar transfertat kanë qënë një tabu për skuadrën e Elbasanit, ku gjatë fazës së parë, ekipi u përball me vështirësi të mëdha, por kjo gjë pritet të ndryshojë njëherë e mirë gjatë këtij sezoni, ndaj dhe verdheblutë janë të mobilizuar në maksimum për të arritur një fitore në fushën e Kamzës. Transferta e Kamzës cilësohet mjaft e vështirë nga kampi verdheblu pasi skuadra kundërshtare konsiderohet si një nga pretendentet për tu ngjitur në Superligë këtë sezon, duke i bashkangjitur kësaj dhe faktin që ka ardhur nga kategoria superiore.

Prova serioze

Gjithsesi, duket se asgjë nuk është e pamundur për skuadrën e Elbasanit, i cili ka dhënë prova që në javën e parë se është një skuadër pretendente në këtë sezon, por kjo duhet parë dhe vërtetuar në ndeshjen e radfhës përballë Kamzës. Morali i lartë që ka ekipi verdheblu do ti mundësojë të bëjë një tjetër paraqitje pozitive edhe në ndeshjen e rradhës, pavarësisht se do të luajë në transfertë. Rikthimi i Dalipit dhe Sunday

Elbasani ndodhet në një formë mjaft të mirë fizike dhe morale, dhe gjithashtu edhe rikthimet e Dalipit dhe  mbrojtësit Sunday priten që të jenë pozitive për skuadrën e drejtuar nga trajneri File. Një fitore në Kamëz do të thotë shumë për ekipin e Elbasani, me anë të së cilës do të hidhte hapin më të rëndësishëm drejt rrugës për në Superligë. Është vetëm java e dytë, por verdheblutë e ndjejnë se qysh këtu mund të varet fati i një sezoni të tërë për ekipin e tyre, ndaj dhe ndeshja e rradhës kërkon përqëndrim të madh. Të gjithë shprehen optimistë për këtë transfertë të rradhës dhe janë të bindur se mund të marrin një fitore të pastër edhe në Kamëz, ndaj dhe ekipi po punon vërtet shumë që të jetë në nivel të lartë përpara ndeshjes. Elbasani do të luajë për fitore në çdo fushë që shkon, këto janë fjalët që dëgjon në kampin verdheblu në çdo deklaratë që bëhet, duke treguar edhe njëherë tjetër se pritet që ky sezon të rikthejë Elbasani në superligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›