E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Perez kunder Cristiano Ronaldos

Pavarësisht fitores së parë në kampionatin spanjoll, tifozët e Realit të Madridit nuk mund të flenë të qetë. Shkak është bërë ankesa e Kristiano Ronaldos, që deklaroi se nuk është i lumtur. Fjalë të cilat kanë hapur një çështje në radhët e klubit “merengue”.

Janë të shumtë zërat që flasin se pakënaqësitë e yllit portugez lidhen me rrogën, pavarësisht se në Madrid ai përfiton 12 milionë euro në sezon. Sipas burimeve pranë lojtarit, 27-vjeçari duket se shpreson te mirëkuptimi i klubit, aq sa ka thënë se “gjithçka e ka një zgjidhje”.

Por, zgjidhja nuk duket se pëlqehet nga presidenti i Realit, Florentino Perez. Mediat spanjolle shkruajnë se deklaratat e ish-fituesit të Topit të Artë në vitin 2008 kanë shkaktuar zemërimin e drejtuesit më të lartë të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›