E Diel, 1 Nëntor 2026

Bano, hetuesi i tenderave të “Toskës” aksident me motor

02/02/2005  Tiranë- Deputeti i Partisë Demokratike Ilir Bano, është përplasur dje me makinë me një person që udhëtonten më motorr. Fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur viktima. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, thanë dje se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme. “Përballë kryeministrisë, deputeti i Partisë Demokratike Ilir Bano, përplasi me mjetin e tij, “Volksvagen” Bora TR 6669 F, shtetasin Ergys Nasufi 17 vjeç. I riu ka qenë duke lëvizur me një motor “Piaxho”, kur është goditur nga makina e deputetit”, thanë burimet e policisë. Sipas tyre, verifikimet e specialistëve të qarkullimit rrugor, kanë mbërritur në përfundimin se incidenti ka ndodhur pasi makina e deputetit Bano, ka patur drejtimin e lëvizjes për në bulevardin kryesor, duke dalë nga një rrugë jo kryesore. Ekspertët e policisë, thanë se motori me të cilin ka qenë duke lëvizur i riu 17-vjeçar ka qenë me një shpejtësi të madhe. Polcia tha se Bano, ka marrë një makinë tjetër pasi mjeti i tij ishte dëmtuar dhe e ka shoqëruar të riun për në spital. Mjekët e spitalit Ushtarak, kanë kryer ekzaminimet e para mjekësore, duke përcaktuar se i riu Ilir Nasufi ka pësuar disa dëmtime të lehta në kokë. Pas pak kohe qëndrimi në spital, i riu banues i zonës së Brrylit në kryeqytet është kthyer në shtëpinë e tij, pa patur probleme për shëndetin. Deputeti Ilir Bano, i kontaktuar nga gazeta “Metropol” tha se ngjrja ishte icident i vogël, pa asnjë pasojë. “Unë e kam shoqëruar djalin në spital dhe jam siguruar se nuk ka probleme”, tha Bano. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e policisë rrugore, e cila ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur aksidenti. Pasi kanë kryer verifikimin e vendit të ngjarjes, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se nuk mund të fillojë procedimin penal për ngjarjen, pasi gjithçka ka qenë incident. Ilir Bano, deputet i Partisë Demokratike, prej dy muajsh është Kryetar i Komisionit Parlamentar për hetimin e Prokurimeve Publike. Pak ditë më parë, Bano deklaroi se Ministria e Rendit, kishte penguar punën e komisionit të drejtuar prej tij, për shkak të ndalesave të dokumentacionit që bën fjalë për prokurimet në dikasterin blu. Për këtë bllokim të punës hetimore, Bano është ankuar zyrtarisht te kryeministri Fatos Nano

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›