Mblidhet shtabi i Policisë së Shtetit

02/02/2005 Për herë të parë në historinë e Policisë së Shtetit është mbledhur dje shtabi i saj. Ndonëse i miratuar që në vitin 1999, kjo strukturë ka shënuar takimin e parë vetëm me urdhër të ministrit të Rendit Publik, Igli Toska. Objekti i mbledhjes së shtabit të policisë ishin reshjet në zonat verilindore, programi i punës për vitin 2005, hartimi i plankalendarit dhe buxhetin për periudhën në vijim.
Diskutimet
Fjalën e hapjes së takimit e mbajti drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Bajram Ibraj theksoi se, vënia në funksionim të rregullt e këtij organizmi të rëndësishëm këshillimor pranë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, është një reflektim serioz ndaj kërkesave bashkëkohore të menaxhimit. "Eksperiencat më të mira të korporatave private më të fuqishme sot në botë, dëshmojnë se ato i kanë rezistuar konkurrencës së ekonomisë së tregut vetëm në saj të menaxhimit me borde drejtimi apo organizma të rëndësishëm qeveritar e joqeveritar kanë qenë të suksesshme vetëm në sajë të drejtimit të tyre nga forume të mirorganizuara", shtoi ndër të tjera Bajram Ibraj. Ai u shpreh paskëtaj se mbledhjet e Shtabit do të ndikojnë gjithashtu që vendimmarrja të jetë më transparente, larg subjektivizmit e volontarizmit dhe do të rrisin frymën e solidaritetit e kolegjialitetit. Pas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë e mori fjalën ministri i Rendit Publik, Igli Toska. Kreu i dikasterit blu, u shpreh se mosekzistenca e shtabit të policisë, i ka hapur rrugë vendimeve arbitrare, krijimit të elitave policore të paqena, me pjesëmarrës fragmentarë e të vlerësuar subjektivisht, me prodhimtari aktesh, dokumentesh e programesh jo përfaqësuese e transparente, por me ide të zhvatura në takime kafenesh.
"Tematika e zgjedhur në këtë takim të parë të institucionit të Shtabit të Policisë është shumë domethënëse. Përgjigjja ndaj situatës së fatkeqësisë natyrore që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit pas reshjeve të dendura të dëborës, po menaxhohet mjaft mirë prej jush, duke rikonfirmuar edhe njëherë dimensionin human të policisë, e duke e konfiguruar atë në funksion të ndihmës e mbështetjes për publikun, pa iu shmangur përgjegjësisë për t’u ballafaquar me kriminalitetin agresiv në çdo zonë të Shqipërisë", theskoi Igli Toska, duke përfunduar se duhet patur besim tek efektshmëria dhe përfitimet e punës së përbashkët, sepse, kjo mënyrë pune i përket të ardhmes.