"Hakmarrja..." përplaset me Aldo Baren

02/02/2005 Sherri për tenderat e pastrimit të qytetit të Lushnjës
Përplasen grupet në Lushnjë
TIRANË –"Hakmarrja..." përplaset me bandën e Aldo Bares në Lushnjë. Tenderat janë molla e sherrit për grupet kriminale. Pastrimi i qytetit, mbledhja e taksave të tregut etj., kanë nisur me grindje për të përfunduar me vrasje. Fitimi i tenderave pa konkurs, për mbledhjen e taksave të tregut dhe pastrimin e qytetit të Lushnjës, ka futur në konflikte grupin e Alfred Shkurtit me një person të ardhur nga Vlora. Quhej Roland Shyti. Ndërsa vetë Shyti, sipas materialeve të dosjes së dërguar në gjykatë, nuk dilte në skenë. Të gjitha dokumentacionet dhe kërkesat për tender në Bashkinë e Lushnjës, ai ka mundur t'i bëjë nëpërmjet djalit të ish-sekretarit organizativ të Partisë Socialiste për këtë rreth, Qani Linatopi.
Tre vjet më parë
Para vitit 2002 ka zbritur në qytetin e Lushnjës dhe ka nisur një aktivitet privat, Roland Shyti. Përballë stadiumit "Roza Haxhiu" të Lushnjës, Shyti ka marrë një dyqan me qira. Nga të dhënat e Prokurorisë, del se dyqanin që e përdorte si studio, e mori në emër të Bernard Linatopit, djalit të Qani Linatopit, ish-sekretar organizativ i Partisë Socialiste të rrethit. Bernardi në atë kohë punonte si shofer në degën e tatim-taksave. Shoqërinë e Bernardit me Shytin, e pohoi dje gjatë dëshmisë së tij, Qani Linatopi, aktualisht nënprefekt i Qarkut të Fierit.
Dëshmia
Ai tha se shumë vonë e kishte mësuar që djali i tij Bernardi, për të cilin akuzohet se e ka plagosur Dritan Vila, një nga pjesëtarët e grupit të Alfred Shkurtit, kishte shoqëri me Roland Shytin. Ndërsa prokurorët e çështjes pohuan se, Shyti nëpërmjet Linatopit kishte arritur të fitonte tenderin e mbledhjes së taksave të tregut. Pas këtij veprimi, Shyti, thanë dje prokurorët, kishte bërë kërkesë në bashki për të fituar tenderin e pastrimit të qytetit.
Tenderat
Qani Linatopi u shpreh para Krimeve të Rënda se, Roland Shyti i kishte kërkuar ndihmë për të fituar tenderin, në kohën kur ishte sekretar organizativ i Partisë Socialiste. Ndërsa nga ana tjetër për pastrimin e këtij qyteti kishte aplikuar edhe grupi që drejtohej nga Alfred Shkurti. Mosmarrëveshjet e këtij grupi dhe zbulimi se Shyti po ndihmohej nga Linatopi për të fituar tenderin, acaroi gjendjen. Në datën 16 prill të vitit 2002, teksa po zbriste nga makina e tij tip "Benz", për të hyrë në shtëpi, qëllohet Bernard Linatopi. Fatmirësisht shtatë plumbat që e kishin kapur nga goditjet me automatik, nuk i morën jetën. Babai, dëshmitari i seancës gjyqësore, tashmë nënprefekt për Qarkun e Fierit, tha dje se nuk ka patur hasmëri dhe kontradikta me asnjë person, ndërkohë që shpjegoi se gjatë kohës që ka qëndruar me djalin në spital, është telefonuar nga një person me emrin Gent Gina. Ai tha se ky person e kishte marrë disa herë dhe e kërcënonte se do t'i vriste djalin. Aktualisht, i biri Bernardi, sipas babait, ndodhet jashtë vendit.
Ekzekutorët, trëndafil të kuq mbi trupin e oficerit të vrarë
"Mbi trupin e tij në gjoks, tha dëshmitari, ishte vendosur një trëndafil i kuq. Dëshmitari pohoi se, Bano kishte me vete armën pa e lëvizur nga vendi". Në seancën e djeshme gjyqësore erdhi për të dëshmuar edhe shefi i qarkullimit rrugor të Lushnjës, Bujar Ibraj. Ky ishte personi i fundit që bisedoi me oficerin e policisë krminale Klenti Bano, para se të ekzekutohej vetëm pak metra larg banesës. Ibraj tha se nuk e kishte detyrë funksionale të shoqëronte Banon në shtëpi, por e kishte bërë si shok. Për Ibrajn, Bano ishte njeri i qetë. Dëshmitari u shpreh se e kishte lënë Klenti Banon në rrugën kryesore, ndërsa më vonë mësoi për vrasjen e tij. Nga ana tjetër, njeriu që e pa i pari Banon të vdekur është ish–komandanti i grupit të gatshëm në komisariatin e Lushnjës. I ardhur dje për të dëshmuar, ish-komandanti tha se ishte në shërbim kur e njoftuan me radio për një zënkë. Më pas, ai shpjegoi se 30 minuta pas vrasjes ka gjetur Banon në afërsi të banesës.
Të pandehurit
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datën 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datën 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klenti Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datën 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datën 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datën 23 nëntor 1998. Ndërkohë akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiumin e Lushnjës, në datën 25 mars 2000. Në datën 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klenti Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klenti Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datën 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datë 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.
Më 15 tetor 2004, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lajmëruar se në përfundim të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.2, regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, në datën 15.01.2004, mbështetur në nenin 331 të Kodit të Procedurës Penale, u dërguan për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda të pandehurit:
1. Orik SHYTI, i biri i Aredinit dhe i Besnikes, i datëlindjes 1976, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
2. Altin ARAPI, i biri i Dollorit dhe i Bukuries, i datëlindjes 1971, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
3. Gentian ÇAKA, i biri i Enverit dhe i Ikbales, i datëlindjes 1972, lindur në Shkodër dhe banues në Elbasan, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
4. Nikolin NOVRUZAJ, i biri i Agimit dhe i Aishes, i datëlindjes 1970, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
5. Roland SHYTI, i biri i Sulos dhe i Sados, i datëlindjes 1966, lindur dhe banues në Lushnjë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
6. Leart SHYTI, i biri i Aredinit dhe i Besnikes, i datëlindjes 1972, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
7. Kreshnik SPAHIU, i biri i Dëfrimit dhe i Bahries, i datëlindjes 1974, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
8. Pasho NOVRUZAJ, i biri i Agimit dhe i Aishes, i datëlindjes 1971, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë;
9. Gëzim GJONI, i biri i Saliut dhe i Sabries, i datëlindjes 1965, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”;
10.Dritan HATE, i biri i Dylberit dhe i Ervehes, i datëlindjes 1975, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, i padënuar, me masë sigurimi “arrest në burg”, e cila është shuar për shkak të mbarimit të afateve, në mungesë.