Vendimi, 25 vjet burg për tre vrasje
02/02/2005 Gjykimi i shkurtuar shpëton të pandehurin nga burgimi i përjetshëm
TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi pranoi gjykimin e shkurtuar për Kol Gjonlulaj, autor i disa veprave penale, e ka dënuar dje me 25 vite heqje lirie. Megjithëse, Prokuroria kërkoi për të burgim të përjetshëm, gjykata nuk mund të jepte më shumë se sa parashikonte ligji pas zgjidhjes së çështjes në gjendjen që janë aktet. Kol Gjonlulaj i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, vetëm se kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar mbështetet në ligj. Megjithëse kjo kërkesë e bërë nga avokati dhe pranuar nga i pandehuri (që nuk e dinte se çfarë do të thoshte), u kundërshtua nga prokurori i çështjes, ajo u bë "shpëtimtarja" nga burgu i përjetshëm. Nëntë vepra penale. Të gjitha janë të vërtetuara më së miri. Asnjë kundërshtim nga i pandehuri. Tre persona të vrarë, disa të plagosur, vjedhje me armë, vjedhje me pasojë vdekjen, vjedhje me maska, vjedhje e mbetur në tentativë, të gjitha të kryera në bashkëpunim. Kol Gjonlulaj gjatë vitit 1998 dhe 1999, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët nuk është bërë identifikimi, ka kryer disa vepra penale. Vetë i pandehuri nga Shkodra, nuk e dinte se çdo të thoshte gjykim i shkurtuar. Ai nuk i ka pranuar akuzat, por ka qenë i detyruar të pranojë gjykimin e shkurtuar, ashtu si e rekomandoi avokati Qazim Gjonaj.
Akuzat
U desh vetëm një seancë gjyqësore që gjykata të bindej për të dhënë vendimin me 25 vite burg për Gjonlulajn. Sipas gjykatës, i pandehuri ka marrë pjesë në disa vepra penale të kryera në bashkëpunim. Për të procedimi penal ka filluar në datën 23 mars 2004. Më pas ky procedim u bashkua me atë të datës 26 mars 2004. Në dosje, akuza, sipas gjykatës, ka shënuar se i pandehuri e ka filluar veprimtarinë e tij në bashkëpunim në datën 10 qershor 1998. I armatosur, me maskë në fytyrë dhe me rroba ushtarake, bashkë me persona të tjerë, i ka dalë një furgoni përpara dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar. Kur furgoni me pasagjerë nuk ka ndaluar, i pandehuri ka qëlluar me automatik. Si pasojë është plagosur shtetasi Pjetër Hasa dhe dy të tjerë, Genti dhe Jak Hasa. Në datën 6 tetor 1998, në orën 03.00 të mëngjesit, i pandehuri ka vrarë brenda në shtëpinë e tij shtetasin Mark Zojza. Vrasja është kryer me paramendim. Në vendin e ngjarjes u gjetën 27 gëzhoja të qitura nga automatiku i gjendur në shtëpinë e të pandehurit. Sipas gjykatës, i pandehuri e ka planifikuar këtë vrasje, pasi me të ka patur disa hesape për të larë. Në datën 18 mars 1999, gjykata tha se, i pandehuri në bashkëpunim me persona të tjerë është futur në shtëpinë e shtetasit Musa Popajt, për të grabitur. Pasi ka kontrolluar të gjithë shtëpinë dhe ka marrë prej andej çfarë deshi, ai vret Musa Popajn dhe nusen e djalit të tij, Taze Popaj. Ka bërë disa vjedhje me armë, të cilat kanë mbetur në tentativë. Të gjitha veprat janë kryer në bashkëpunim.
Akuzat që rëndojnë mbi të pandehurin
Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, burgim i përjetshëm
Vrasje me paramendim në bashkëpunim, 25 vjet heqje lirie
Vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpunim, 15 vite
Vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpunim, 15 vite burg

Vjedhje në bashkëpunim e mbetur tentativë, 10 vite burg

Vjedhje me armë në bashkëpunim, 10 vite burg
Armëmbajtje pa leje, 5 vite burg