Beqiri: Emri im në listën e zezë, paradoks
02/02/2005 Idajet Beqiri e ka quajtur dje paradoks egzistencën e emrit të tij në listën e zezë që Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë bërë publike. Beqiri tha se ai zotëron pasaportë belge prandaj për të është paradoks fakti që emri i tij është në këtë listë. Si paradoks të dytë Beqiri thekson se nuk lexoi në komentet e bëra për listnë e zezë të BE-së asnjë emër të kundershtarëve të hapur të Marrvëshjes së Ohrit. "Pashë listën e zezë dhe nuk pashë asnjë emër të atyre që ishin pjesmarrës në luftën e Kosovës, Bosnjës ku u shkaktuan mjaft viktima", tha Beqiri.