Banorat ankohen në Gjykatën Kushtetuese

07/04/2005 Familjarët që jetojnë në ndërtesat e pronarëve kërkojnë rrëzimin e ligjit të miratuar në korrik
"Nuk është e drejtë që shtetasit të vuajnë gabimet e një qeverie të mëparshme"
Përfaqësues të personave që banojnë në shtëpitë e i sh-pronarëve me vendim qeverie, kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një ankesë, ku kërkojnë rrëzimin e nenit 9 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas këtij neni, brenda tre viteve banorët që janë vendosur në këto ndërtesa duhet të lirojnë shtëpitë, ose t'u paguajnë pronarëve qiranë e banesës, sipas vlerës që përcakton tregu. Burimet kanë bërë të ditur se në letrën dërguar Gjykatës Kushtetuese, këta banorë shprehen se nuk është e drejtë që ata të lënë banesat, ndërsa ka qenë shteti që i ka vendosur aty vite më parë. Sipas tyre, gabimet që ka bërë një qeveri e mëparshme nuk duhet të bjerë mbi shtetasit. Gjithsesi, ankesa më e fundit për të drejtën e pronave në Gjykatën Kushtetuese ka sjellë një tjetër përplasje mes pronarëve dhe shtetasve që kanë marrë të drejta me vendim qeverie.
Situata
Sipas të dhënave, janë rreth 5500 familje që janë vendosur në 3500 ndërtesa të pronarëve. Gjatë viteve të shtetit komunist, shtetasit me vendime qeverie vendoseshin në apartamente të reja, ose në ndërtesat e pronarëve, të cilët u cilësuan dhe kulakë etj. Por, menjëherë pas rrëzimit të diktaturës komuniste, u vendos që apartamentet të blihen prej banorëve. Nga ky vendim u përjashtua privatizimi i ndërtesave, që kanë qenë të pronarëve para vitit 1944. Ndërsa është vendosur që familjet e vendosura në ndërtesat e i sh-pronarëve të paguajnë një qira minimale, e cila ka mbetur e pandryshuar prej vitit 1993. Me vendimin e marrë në korrik të vitit 2004, këta banorë janë të detyruar që të largohen nga shtëpitë ku jetojnë deri në shtator të vitit 2007. Kjo ka sjellë një situatë kritike, pasi çmimet e qirave janë rritur. Ndaj, ata kërkojnë që të jetë shteti rregullatori i kësaj çështjeje të mbetur pezull.
Ankesa
Rreth një muaj më parë, në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë, e cila kërkon anulimin e nenit 9 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Burimet kanë bërë të ditur se për këtë çështje është i nteresuar dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë. Ekspertët e OSBE-së kanë kërkuar dhe mendimin e shoqatës së i sh-pronarëve në këtë rast. Kjo dhe për vetë faktin se në të gjitha konventat ndërkombëtare e drejta e pronës është e paprekshme. Ndërsa duhet të jetë shteti që do të rregullojë konfliktin që ka nisur që në vitit 1944 e këtej. Gjithsesi, duket se Gjykata Kushtetuese do të vonohet dhe disa javë para se të marrë një vendim dhe për konfliktin më të fundit mbi të drejtën e pronave në vendin tonë.
Në dhjetor të vitit që shkoi, në Gjykatën Kushtetuese, shoqata "Pronësi me Drejtësi" ka paraqitur një ankesë, ku është kërkuar që të shpallet antikushtetues ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas tyre, nuk është e drejtë që dikujt t'i kufizohet e drejta e pronës. Ndaj ata janë shprehur se neni që përcakton kthimin dhe kompensimin e tokës bujqësore deri në 60 hektarë të hiqet. Sipas tyre, një nen i tillë nuk lejon as pronarë të rinj për të pasur më shumë se 60 ha tokë. Në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, parashikohet kthimi dhe kompensimi i plotë i tokës truall, livadh dhe pyll.
Procesi i kthimit dhe i kompensimit të pronave do të fillojë vetëm pasi të jetë miratuar metodika e vendosjes së çmimit të tokave prej parlamentit të Shqipërisë. Pasi çmimet të jenë miratuar do të jenë komisionet vendore që do të nisin punën për kthimin dhe kompensimin e pronave i sh-pronarëve.
Afatet për banesat janë shtyrë disa herë
Që prej vitit 1993, afatet për zgjidhjen e çështjes së ndërtesave, të cilat nuk u janë kthyer ende pronarëve, janë shtyrë disa herë. Në vitin 1993, është vendosur që çështja të përfundojë brenda vitit 1997. Por, vështirësitë për zbatimin e këtij përcaktimi kanë qenë të mëdha, ndaj dhe parlamenti është detyruar që ta rishtyjë këtë afat. Kështu që afati është rishtyrë deri në vitin 2000, por pa gjetur zgjidhje. Çështja është ndërlikuar me debatet për miratimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave i sh-pronarëve. Gjatë diskutimeve u kërkua që afati të rishtyhet dhe tre vite të tjera. Në dy vitet e para, shteti duhet të përcaktojë qiratë, që duhet të paguajnë banorët e vendosur në këto banesa. Ndërsa në vitin e tretë, qiraja duhet të jetë sipas vlerës që përcakton tregu në Shqipëri. Gjatë të tre viteve, shteti është i detyruar që të gjejë rrugëzgjidhjen dhe për këtë problem të cilësuar delikat. Gjithsesi për të sistemuar rreth 5500 familje, shteti ka në dispozicion dhe 2 vjet.