E Diel, 1 Nëntor 2026

Shanset e Shqipërisë varen nga zhvillimi i zgjedhjeve

07/04/2005  Freedom House e shqetësuar për mbarëvajtjen e proccesit elektoral

Zgjedhjet e verës së ardhshme në Shqipëri janë vënë në qendër të diskutimit në një takim në Freedom House. Diskutantët theksuan se zgjedhjet e ardhshme janë një provë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për angazhimin e saj ndaj demokaracisë. Nëse këto zgjedhje dështojnë, paralajmëron redaktori përgjegjës i Sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, Shqipëria do të ketë përpara një të ardhme të pasigurt që rrezikon reformat politike dhe ekonomike. “Zgjedhjet e ardhshme janë të një rëndësie kritike dhe do të kenë një ndikim të thellë mbi qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit. Shanset e Shqipërisë për t’u integruar në institucionet euroatlantike do të varen nga zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta” tha Biberaj Këshilltari i Komisionit dy partiak të Helsinkit në Kongresin amerikan, Bob Hand, tha se komuniteti ndërkombëtar është treguar tolerant në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2001, duke theksuar sukseset dhe duke anashkaluar problemet në mënyrë që të ruhej qëndrueshmëria në vend. Këtë radhë, paralajmëron ai, qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar do të jetë më rigoroz dhe Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të plotë ndaj standarteve ndërkombëtare.“Nuk mendoj se do të konsiderohet e kënaqshme këtë radhë fakti që mund të jenë shënuar disa përmirësime në zhvillimin e zgjedhjeve, nëse ato nuk përmbushin plotësisht standartet e OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të drejta” tha Hand. Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Mjaft, Erion Veliaj, pjesëmarrës në këtë takim tha se mbështetja që Shqipëria i ka dhënë luftës globale kundër terrorizmit dhe ndërhyrjes ushtarake në Irak është shfrytëzuar nga qeveria Nano si kapital politik. Veliaj i bëri thirje perëndimit që të mos mbyllë sytë para problemeve të qeverisjes në Tiranë si shpërblim për bashkëpunimin e saj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›