Saki: Adriano kushton shumë
07/04/2005 Drejtori teknik i Real Madridit, Arrigo Saki, duket se “i ka mbyllur portat”, sulmuesit të Interit, Adriano. Sipas mediave spanjolle, presidenti i klubit, Florentino Perez, është “dashuruar” me brazilianin dhe ka kërkuar të ketë me çdo kusht shërbimet e lojtarit. Gjithësesi, midis zërave për një largim të shumë prej “galaktikëve” dhe ardhjen e shumë të tjerëve, italiani ka bërë të ditur se vlera e sulmuesit zikaltër është shumë e lartë për buxhetin e madrilenasve. “Midis Robinjos dhe Adrianos është më e lehtë që të fitojë i pari. Interisti kërkon një investim shumë të madh, të cilin për momentin Real Madridi nuk mund t`ia lejojë vetes. Edhe pse jemi me fat që kemi një president si Florentino Perez, i cili ka arritur të bëjë gjëra të pabesueshme, nuk mendoj se Adriano do vijë në Madrid”- deklaroi Saki.