Ndërtesat po shkatërrohen se nuk ka i nvestime
07/04/2005 Pronësi me Drejtësi kërkon zgjidhje urgjente
Banesat e pronarëve, në të cilat janë vendosur prej shtetit persona të tretë, janë në prag të shkatërrimit. Kjo për shkak se shteti ende nuk ka vendosur qartë se si do të vendoset për to, ndaj dhe asnjë prej palëve të i nteresuara nuk i nveston për t'i mirëmbajtur. Shoqata e pronarëve "Pronësi me Drejtësi", deklaron se në Shqipëri nuk u janë kthyer ende pronarëve 3500 ndërtesa. Familjarët që jetojnë në to paguajnë vetëm 150 lekë në muaj për një shtëpi me dy dhoma dhe një kuzhinë. Numrin më të madh të ndërtesave që u janë njohur, por nuk u janë kthyer pronarëve e ka Tirana me 750 shtëpi dhe më pas vjen Durrësi me 360 të tilla. Shifrat janë kundërshtuar nga statistikat zyrtare, që flasin për 5500 banesa. Sipas shoqatës, kjo shifër nuk është reale, pasi në të janë përfshirë dhe apartamentet që janë ndarë prej ndërtesës bazë. Kjo në rastet kur në një vilë banojnë dy ose më shumë familje.
Rreziku
Pronarët kanë ngritur shqetësimin se me kalimin e kohës shtëpitë e tyre po rrënohen, pasi askush nuk ka i nteres që të i nvestojë në to. Sipas nënkryetarit të shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Ahmet Sulstarova, pronarët nuk kanë të drejtë që të i nvestojnë, pasi nuk i lejojnë qiraxhinjtë. Ndërsa këta të fundit nuk bëjnë rregullimet e duhura, pasi nuk e dinë se edhe sa do të jetojnë në këto apartamente. Ndaj, ai paralajmëroi rrezikun e shembjes së plotë të këtyre ndërtesave. Gjithsesi, Sulstarova tha se mungesa e i nvestimeve nuk është faji i banorëve, por i shtetit që nuk vendos hapat konkrete për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
Zgjidhja
Shoqata e pronarëve propozon si rrugëzgjidhje të kësaj situate bashkëpunimin e pushtetit vendor me firmat e ndërtimit. Sipas tij, shteti duhet të ofrojë lehtësira në tatime për ndërtuesit, ndërsa këta të fundit duhet të lejojnë që shteti të marrë rreth 20 për qind të ndërtimit, duke zgjidhur kështu konfliktin mes pronarëve të ndërtesave dhe banuesve, që janë vendosur në to. Sulstarova thekson se do të mjaftonin 10 ha tokë nga prona e shtetit në Tiranë dhe në Durrës, ku ndëruesve t'u krijohen lehtësira dhe çështja do të merrte zgjidhjen e duhur. Por Sulstarova ngre shqetësimin se shteti po i shet pronat e tij, në firma të ndryshme me çmime të ulëta, duke e bërë dhe më të vështirë zgjidhjen e problemit të së drejtës së pronësisë në Shqipëri.
Vendimet
Sipas të dhënave, nga viti 1993 deri më tani vetëm 5 për qind e rasteve kur në ndërtesat e pronarëve janë vendosur persona të tretë janë zgjidhur. Vështirësia është në faktin se shteti është i detyruar që të gjejë ambiente të tjera dhe me çmime favorizuese për banorët e shtëpive të i sh-pronarëve. Ndaj dhe procesi nuk ka gjetur asnjëherë zgjidhje.5500 familje banojnë në ndërtesën e pronarëve
3500 ndërtesa nuk janë kthyer ende
150 lekë në muaj është qiraja për 2+1
5 për qind e rasteve janë zgjidhur
750 shtëpi janë në qytetin e Tiranës
360 shtëpi janë në qytetin e Durrësit
PD nuk prek ligjin 7501
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të shfuqizojë në asnjë rast ligjin 7501 për ndarjen e tokës bujqësore në Shqipëri. Në qëndrimet e Partisë Demokratike është theksuar se çështja e kthimit dhe kompensimit të i sh-pronarëve do të zgjidhet nëpërmjet mundësive të tjera që ofron shteti shqiptar. Për këtë, specialistët kanë theksuar janë të gjithë resurset që të zgjidhet e drejta e pronës në Shqipëri. Madje, në strategjinë e selisë blu është përfshirë dhe çështja e legalizimit të ndërtimeve në zonat i nformale. Deklarata e PD-së ka qetësuar pronarët e rinj për të drejtat e tyre. Në këtë qëndrim, demokratët janë shprehur se pronarët e rinj kanë të drejtën e plotë për të i nvestuar, pasi askush nuk mund t'ua prekë pronën. Por, ky qëndrim ka lënë ende në dyshim të drejtën e atyre që tokat i kanë të trashëguara, por që nuk i kanë marrë ende.
PS ende në mëdyshje për Metodikën
Partia Socialiste duket se është ende e pavendosur për mënyrën se si do të veprohet me kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve të ligjshëm. Ndërsa deputetët e PS-së në Komisionin e Ekonomisë kanë deklaruar votën pro formulave të Komitetit të Pronave, socialistët e Komisionit të Bujqësisë janë ende në mëdyshje. Madje, ata kanë theksuar se formulat e dhëna do të sjellin çmime të larta. Në një situatë të tillë, ditën e hënë anëtarët e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave do të zhvillojnë një takim me Komisionin e Bujqësisë, ku do të sqarojnë formulat që kanë paraqitur për caktimin e çmimit të tokave. Vetëm pas këtij takimi do të arrihet në përfundimin nëse çështja e Metodikës do të mbyllet më 24 prill, siç është parashikuar në programin e punës së Kuvendit, apo do të shtyhet për në muajin e ardhshëm. Javën e ardhshme pritet që debatet për këtë çështje të jenë akoma dhe më të mëdha.
Partia Demokrate e Reformuar është e mendimit se çështja e legalizimeve mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet pagesës. Në një tryezë të zhvilluar në Hotel Tirana me temë "Zhvillimi urban, nga anarkia drejt rregullit“, reformatorët shprehën qëndrimin e tyre, lidhur me probleme të tilla siç janë legalizimi, strehimi dhe kthimi i pronave. Kryetari reformatorëve, Genc Pollo, u shpreh gjatë këtij takimi se vonesat në planifikimin urban po nxisin ndërtimet e paligjshme. Reformatorët shprehen se ardhja e opozitës në pushtet do të ndryshojë dhe situatën e krijuar. "Në Shqipëri, brenda pak kohe, do të kemi 70% të popullsisë në qytete, pra çështja e zhvillimit urban përbën sfidën tonë më të madhe. Kam shqetësim të madh për vonesat në planifikimin urban, në miratimin e planeve të zhvillimit; kjo nxit i ndirekt ndërtimet e paligjshme dhe i nkurajon monopolet dhe çmimet e larta për banesa si dhe rëndon problemin social të strehimit. Ne angazhohemi që kjo situatë të ndryshojë në qeverinë e ardhshme. Nga ana tjetër, kemi shtëpi të ndërtuara pa leje në tokat e fshatarëve. Nëse sheh nga lart fushën e Kurbinit, apo të Lushnjës ndërtimet janë larg njëri-tjetrit si kullat në Mirditë apo Pukë, megjithëse në fushë kemi një realitet tjetër historik e gjeografik. Pra, nuk po krijojmë një bërthamë urbane jashtë arealit Tiranë-Durrës", tha Pollo. Lidhur me zonat i nformale e legalizimin e tyre, Pollo vuri në dukje se për këtë çështje ka patur shumë demagogji kohët e fundit. Sipas Pollos, një pronë e paligjshme kthehet në të ligjshme vetëm përmes pagesës. Nga ana e tyre ekspertët e çështjeve urbane kundërshtuan ndërtimin e TEC-it në qytetin e Vlorës, duke e cilësuar atë si shkatërrues të turizmit vendas.