"Kandidatura e Olldashit është më e votuara nga seksionet“
07/04/2005 Bujar Nishani thotë se gara për kreun e PD-së Tiranë vazhdon të mbetet e hapur
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Dremokratike, dega Tiranë, Bujar Nishani, në një intervistë për "Metropol“ thotë se gara për kreun e PD-së së Tiranës mbetet e hapur, ndërkohë që pranon se kandidatura e Sokol Olldashit për këtë post ka qenë më e votuara. Sipas Nishanit, për konferencën e Tiranës, për datën dhe kandidaturat do të vendosë Kryesia e PD-së, që pritet të mblidhet së shpejti. Në listë për kryetarin e ardhshëm të PD-së, dega Tiranë, sipas tij, janë rreth 25 emra, në mes të të cilëve Bamir Topi, Sokol Olldashi, Spartak Ngjela, Aleksandër Biberaj etj. Kryesia nga kjo listë, sipas Nishanit, do të përzgjedhë vetëm dy apo tre prej tyre. Lidhur me kandidimin e tij në Kombinat, Nishani shprehet i sigurt në fitoren e tij, duke e cilësuar ministrin e Rendit si një ndër kandidaturat më të dobta të PS-së.
Kur pritet të mblidhet konferenca e Tiranës?
Procesi i zgjedhjeve po shkon drejt përfundimit. Ne kemi përfunduar zgjedhjet në 16 prej nëndegëve të PD-së së Tiranës, që i korrespondojnë 16 zonave elektorale, sepse ne i kemi ndërtuar nëndegët në bazë të zonave elektorale. Pra, ka përfunduar ky proces, ku janë zgjedhur 16 kryetarë dhe 16 kryesi, sipas procedurave të votimit të fshehtë dhe alteranativ. Tani mbetet kuvendi i degës së Tiranës, i cili natyrisht do të bëhet në momentin më të përshtatshëm, që do të gjykohet nga Kryesia e PD-së. Ne kemi mbledhur të gjitha kandidaturat që kanë ardhur që nga seksionet dhe deri te nëndegët përkatëse. Janë shumë kandidatura, natyrisht këto kandidatura kryesia e Tiranës, do t’ia përcjellë kryesisë qendrore të PD-së, e cila ka të drejtën në bazë të statutit të vendosë përfundimisht kandidaturat, që do të konkurrojnë për degën e Tiranës. Procesi natyrisht është i njohur dhe transparent. Nuk kemi ende një datë të caktuar, nuk kemi ende kandidatë të emëruar zyrtarisht, pasi është një atribut i kryesisë qendrore të partisë, e cila natyrisht në momentin më të përshtatshëm do t’i shpallë. Në këtë moment ne po përagatitemi për kuvendin e PD-së së Tiranës.
Emrat e propozuara nga baza do të merren parasysh nga kryesia qendrore?
Eksperienca ka treguar se deri më sot të gjitha kandidaturat, që kanë kandiduar për kryetar të nëndegëve, janë përzgjedhur vetëm nga propozimet e ardhura nga baza e PD-së. Pra, 2 apo 3 kandidaturat alternative, që kanë konkurruar për kryetar të një nëndege janë përzgjedhur nga grupi i kandidaturave të ardhura nga propozimet e seksioneve. Deri më sot nuk kemi asnjë rast që kandidatura të jetë përcaktuar drejtpërsëdrejti nga kryesia qendrore. Megjithëse statuti e parashikon që Kryesia e PD-së ka të drejtën e shtimit të emrave të kandidatëve. Eksperienca e deritanishme ka qenë që kandidaturat janë përzgjedhur vetëm nga ato që kanë ardhur nga baza, gjithsesi gjithçka mbetet e hapur dhe është në përputhje me statutin dhe proceduarat që ne kemi.
Mund të themi që konferenca e Tiranës mund të zhvillohet para kongresit?
Për mua, kryesore është që procesi në Tiranë është përfunduar me sukses në të 16 degët e PD-së. Të zhvillosh kuvende në 16 nëndegë, ku secila prej tyre është e barabartë me një rreth të kategorisë së parë, sepse zonat në Tiranë variojnë nga 40 mijë deri në 80 mijë banorë, pra secila nga këto zona përfaqëson një territor mjaft të gjerë. Aq më tepër që e gjitha ngarkesa politike dhe organizative, sipas statutit të PD-së, është pikërisht te nëndegët. Prandaj, për ne e rëndësishme është që procesi është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme në çdo nëndegë, që i përgjigjet një zone elektorale. Tashmë neve kemi kandidatë pothuajse të përcaktuar në shumë zona të Tiranës, ata po udhëheqin me shpejtësi mënyrën e ndërtikmit të stafeve dhe të fillimit të punës. Pra, strukturat në nëndegë janë të ngritura dhe kanë filluar punën për fushatën paraelektorale, që gjithsesi është goxha e ngarkuar. Çështja e organizimit të kuvendit të degës së Tiranës, që përmban procesin e zgjedhjes së një kryetari, sepse edhe kryesia e Tiranës përbëhet kryesisht nga kryetarët dhe sekretarët e nëndegëve, nuk përbën asnjë lloj problemi në sensin organizativ në gjykimin tim.
A mund të na thoni disa nga kandidaturat e propozuara?
Po, natyrisht, ka shumë emra. Unë mund të përmend mes tyre dhe drejtuesi kryesorë të PD-së si Bamir Topi, mund të pëmend Sokol Olldashin, Spartak Ngjela, Omer Stringa, Aleksandër Biberaj, Flamur Shehu, Fatos Beja edhe shumë të tjerë, të cilët mbeten për t’u vlerësuar nga kryesia qëndrore.
Kandidatura e zotit Olldashi vazhdon të jetë në fuqi pas shpalljes si kandidat për deputet në Shijak?
Zoti Olldashi realisht është një nga propozimet kryesore që ka ardhur nga seksionet, madje më i propozuari. Çështja e kandidimit të zotit Olldashi në Shijak përballë ministrit të Bujqësisë është një përgjegjësi serioze, që merr zoti Olldashi si një nga figurat kryesore të grupit parlamentar të PD-së. Kjo bëhet për të përballuar, ose si të thuash, për të hequr njollën e keqe që i ka vënë Shijakut dhe tërë asaj zone ministri aktual i Bujqësisë, Agron Duka. Në zgjedhjet e 2001-it, grupe mafiozësh, grupe banditësh ordinerë, që kanë mbrapa shtetin, u angazhuan në maksimumin e mundshëm dhe arritën të vidhnin votat në mënryën më të keqe, që mund të ndodhë. Pikërisht, duke e parë në këtë sens, do ta gjykoja që zoti Olldashi i ka të gjitha parametrat që të udhëheqë një fushatë të fortë, transparente, të ndershme dhe absolutisht do ta përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shijakun. Natyrisht në rast se do të vendoset për kandidaturën e tij në këtë zonë. Për sa i takon problemeve të tjera, ai s'ka asnjë lloj pengese, qoftë dhe për kandidimin e tij për kreun e Tiranës.
Ndërkohë për Tiranën janë prezantuar dhe emrat e kandidatëve për deputetë. Mund të ndodhë që të kemi sërish zhvendosje të këtyre emrave në zona të tjera?
Kështu, në hapësirë s'mund të gjykoj se çfarë mund të ndodhë se këto janë çështje që i takojnë strukturave drejtuese të PD-së. Kryesia qendrore gjithnjë ka qenë e hapur, ka qenë korrekte me procesin, dhe me atë çka parashikon statuti. Prandaj, unë gjykoj që më mirë le t’i lëmë gjërat në gjykimin dhe vlerësimin e atyre institucioneve.
Ju jeni përcaktuar si deputet në zonën e Kombinatit. Si e shihni veten në raport me kundërshtarin, po të kemi parasysh se njëri prej kandidatëve është aktualisht ministër i Rendit, ndërsa kandidatja e LSI-së është deputetja e zgjedhur në 2001?
Eshte e vërtetë, unë jam kandidat i PD-së për zonën e Kombinatit. Natyrisht, e kam marrë me shumë përgjegjësi, optimizëm dhe vendosmëri. Absolutisht që e gjykoj që do të jem një nga deputetët e ardhshëm të maxhorancës së nesërme. Për sa i takon kandidatëve të shpallur nga kundërshtari, natyrisht zoti Toska nuk përbën absolutisht një figurë serioze për mua. Madje, mund të them që është një ndër kandidatët më të dobët të listës Nano, sepse interesat e grupit socialist, të kryetarit të PS-së, janë totalisht të diskredituara dhe sidomos në zonën e Kombinatit. Për sa i takon zonjës Kryemadhi, ajo vërtet ka qenë deputete për disa vjet në Kombinat, por, me keqardhje, duhet ta them se nuk ka arritur të përmbushë ato detyrime që ka pasur ndaj komunitetit të kësaj zone. Shkoj i bindur se zoti Toska do të pësojë një humbje të konsiderueshme në Kombinat, sepse kjo do të jetë një përgjigje që kjo zonë do t’i japë qeverisë së Fatos Nanos, dhe politikës që ka ndjekur deri më tani PS. Kjo politikë ka sjellë vetëm skamje, varfëri. Absolutisht unë atje do të shkoj me vendosmërinë e plotë për të qenë jo thjesht një anëtar i parlamentit të ardhshëm, por edhe një përfaqësues i banorëve të atjeshëm, pavarësisht bindjeve politike që ata kanë.
Kandidati i PD-së shprehet i sigurt në fitoren e tij përballë ministrit të Bujqësisë
Olldashi: "Duka do të rihumbasë në Shijak“
Deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, u shfaq dje i sigurt për fitoren e tij në përballje me ministrin e Bujqësisë, Agron Duka, në Shijak. Sipas tij, në vitin 2001, Duka arriti ta merrte mandatin e deputetëve me anë të manipulimeve dhe vendimit të padrejtë të Gjykatës Kushtetuese. Olldashi tha se Shijaku historikisht ka qenë bastion i opozitës. “Ministri i Bujqësisë, Agron Duka, që rikandidon në Shijak, mund të them se është një kandidaturë që do të rihumbasë. Sepse zoti Duka ka humbur një herë në vitin 2001, besoj se e dini këtë. Përfitoi dhe rrëmbeu kutitë në mesnatë dhe arriti që, nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese të shpallet padrejtësisht fitues. Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin më, dhe unë besoj se nuk do të ndodhin. Vazhdoj të kem bindjen në statistikat elektorale të kësaj zone, që siç e dini, është një zonë që historikisht ka përkrahur Partinë Demokratike. Eshtë një zonë që pritet të ketë rritje në mbështetjen e saj për të djathtën, një zonë që ka shfaqur hapur kundërshtinë e saj për dominimin nga një familje. Shijaku është një zonë që ka traditë, është një zonë që unë e njoh mirë, sepse kam jetuar disa kohë në atë qytet. Si rrjedhim njoh mirë strukturat e PD-së, dhe njoh shumë mirë strukturat elektorale të kësaj zone. Pra, janë të gjitha mundësitë që PD-ja dhe unë, si kandidat, të dalim fitues në këtë zonë elektorale“, tha Olldashi. Vetëm një ditë më parë, deputeti Olldashi shpalli kandidaturën e tij në Shijak pas akuzave që hodhi për ministrin e Bujqësisë, Agron Duka, në Kuvend. Nga ana tjetër, Olldashi ishte një ndër favoritët kryesorë për kreun e PD-së së Tiranës, por kandidatura e tij pas kandidimit në Shijak ka shumë pak gjasa të fitojë, pasi kryetari i PD-së së Tiranës, në bazë të praktikës së ndjekur, është kandidat në një nga zonat e kryeqytetit.