Larson, te Barça deri më 2007-tën
07/04/2005 Sulmuesi i Barcelonës, Henrik Larson, ka deklaruar se është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re, me gjigandët katalanas. Ish-lojtari i Fejenordit dhe Selltikut, nuk është aktivizuar me ekipin, si pasojë e një dëmtimi në gju, gjatë fitores 3:0, kundër Realit, në ndeshjen e fazës së parë. Pavarësisht se ai ka qëndruar për shumë muaj larg fushave, 33-vjeçari është shprehur i gatshëm për të nënshkruar një kontratë me kryesuesit e Primera Division, deri në vitin 2007. Suedezi ka deklaruar se kjo është një mundësi e mirë për të, që të vazhdojë karrierën e tij në një nga klubet më të mirë në Evropë. “Jam shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re dyvjeçare”- deklaroi Larson për “Sportbladet”. “Gjatë kohës që nuk jam aktivizuar kam punuar shumë në palestër dhe ndihem i gatshëm për të luajtur sërish futboll. I jam me të vërtet mirënjohës klubit, për të gjitha gjërat që ata kanë bërë për mua, gjatë kohës që kam qenë i dëmtuar”- përfundoi ai.