E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët: Djemtë pësuan mallkimin e fatit

Pesë vjet më parë, fshati Vidohovë u trondit nga një ngjarje krejtësisht makabre. Nëna e dy viktimave, Liljana Mulliri u arrestua kur në një pus në fshat u gjetën eshtrat e një 7-vjeçari të deklaruar të zhdukur. Liljana Mulliri kishte vrarë fëmijën e familjes Xhihani, Albertin. Ajo e kishte copëtuar trupin e tij me sëpatë dhe e kishte hedhur në pus. Eshtrat u gjetën tre vjet pas krimit. Nëna e djemve të vrarë dje e pranoi krimin dhe tha se e kishte bërë për t’u hakmarrë ndaj xhaxhait të fëmijës, dashnorit të saj. Për këtë vrasje makabre, sot, pesë vjet pas arrestimit të Liljanës, banorët thonë se fati e ndëshkoi duke ia marrë asaj fëmijët. Liljana kishte vetëm këta tre djem. Sot gruaja monstër ndodhet në burg, e dënuar me 25 vjet heqje lirie.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›