Kërkohet ndihma e policisë greke
Operacioni
Në kërkim përfshihet edhe RENEA
Forcat RENEA kanë mbërritur nga Tirana për të ndërhyrë për kapjen e autorit. Zona ka qenë e rrethuar e gjitha me forca të shumta policie dhe të forcave speciale. Kodra e fshatit është rrethuar dhe për disa orë mendohej se ishte lokalizuar vendi ku ishte fshehur Besim Karaj, por ai duket se ka mundur të çajë mes dëborës dhe të futet në pyll. Për shkak të afërsisë me kufirin grek, ku fshati më i afërt ndodhet 15 minuta larg, ka qenë tepër e vështirë për policinë për të kuptuar në rast se autori që e njeh zonën ka kaluar përtej kufirit. Në përpjekje dhe kërkim të 45-vjeçarit janë vënë të gjitha strukturat policore, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e palës greke për të krehur zonën përtej kufirit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë gjetur një numër të madh gëzhojash. Dy trupat e pajetë të Taulant dhe Xhiljan Mullirit janë transportuar drejt morgut. Erli 18-vjeçar është dërguar me helikopter drejt kryeqytetit, me plagë të shumta dhe në rrezik për jetën.
#