E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vrau se i la gruan shtatzënë

Konflikti
Besim Karaj e kishte kapur më parë të shoqen me dashnorin, por e kishte falur

Mes dy palëve, konfliktet ishin ndezur kohë më parë. Gjithçka nisi kur Besimi, autor i masakrës, mësoi lidhjen e gruas së tij 33 vjeçare me të riun. Sipas banorëve, historia e tyre ishte shumë e njohur. Besimi i kishte kapur në flagrancë në shtëpinë e tij. I vrarë nga tradhtia, ai kërkoi të divorcohej nga gruaja, por për shkak të tre fëmijëve që kishin, e fali këtë tradhti bashkëshortore. Situata u përkeqësua më tej, kur Besimi zbuloi se djali i ri vazhdonte të mbante lidhjet me gruan. Ai dyshonte se gruaja ishte shtatzënë dhe për këtë akuzonte të dashurin e saj, Taulantin. Nuk ishte hera e parë që Besim Karaj dhe Taulant Mulliri ishin përballur më njëri-tjetrin. Ai i kishte kërkuar të mos takohej më me gruan, por kur ka mësuar se lidhja e tyre vazhdonte, nga turpi i bashkëfshatarëve vendosi të marrë hak, duke e vrarë dashnorin e gruas. Maksud Merolli, një nga dëshmitarët, thotë se tradhtia dihej nga të gjithë në fshat. “E dinim që kjo punë do përfundonte keq. Të gjithë në fshat e dinin se gruaja ishte lidhur me Taulantin. Ai donte ta vriste por qëlloi edhe mbi vëllezërit e tij. Babai i djemve nuk ishte, se ishte larguar për në qytetin e Korçës. Ai i pa nga lart që po vinin te dyqani i tyre dhe kur ishin afër derës qëlloi me automatik. Ne pamë se si i vrau në mes të fshatit, ndërsa Erli, djali i vogël, ishte gjallë por asnjë nga ne nuk mund të afrohej se Besimi rrinte me armë afër tyre dhe bërtiste se do të na vriste dhe ne”, tregon Maksudi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›