E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët: Portat të mos hapen njëkohësisht

Në fshatin Obot të komunës Ana e Malit ka përmbytje të tokave bujqësore dhe uji ka shkuar pranë banesave, Ky fshat ndodhet në krahun tjetër të lumit Bunë që përmbyt kështu fshatrat e komunës së Dajçit dhe asaj të Anës së Malit. Me fadroma është ndërhyrë natën në zonën e fshatit Samërisht në Dajç, ku uji rrezikonte të shkonte tek shtëpitë. Problematike ka qenë situata dhe në fshatrat e Berdicës ku fryrja e Drinit dhe hapja e portave ka krijuar rrezik për banorët. Sipas banorëve në fshatin Berdicë, gjithë natën duke gdhirë e hëna ata kanë qëndruar me frikën e vërshimit të ujërave pasi dëgjonim zhurmën e lumit. Sipas banorëve të zonës së Nënshkodrës, më parë ata lajmëroheshin për hapjen e portave të hidrocentraleve dhe shkarkimet e ujit bëheshin në mënyrë të pjesshme, jo të gjitha HEC-et njëherësh. "Duke u bërë gjithë njëherësh nuk kemi as kohë të marrim masa për të shpëtuar bagëtitë, bazën ushqimore apo banesat, ndonëse ndryshe nga para disa vitesh, tani lajmërohemi se do hapen portat",- shprehet Ramazan Osmani, banor i Dajçit. Reshjet e shiut në rrethin e Pukës kanë shkrirë dëborën dhe kanë krijuar disa probleme në furnizimin me energji elektrike por që sipas nënprefektit të këtij rrethi, Dedë Përshpali, po riparohen nga strukturat e OSSH.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›