Vrau prindërit, burg pa afat 31 vjeçarit
Laç- Gjykata e Laçit ka vendosur sot, burg pa afat për 31 vjeçarin Shkëlzen Halili, i cili masakroi dy prindërit dhe më pas i hodhi në pusin pranë shtëpisë. Para trupit gjykues ai ka pranuar krimin, duke e “justifikuar” atë me faktin që prindërit i kishin ‘nxirë jetën’.
Në seancën e sotme, mbrojtja ka kërkuar ekzaminim mendor për autorin e ngjarjes makabre, ndërkohë që ky i fundit ka kërkuar gjykim të drejtpërdrejtë.
Gjatë marrjes në pyetje nga inspektorët e policisë 31 vjecari rrëfeu të gjithë skenën e krimit ku fillimisht ka vrarë me sëpatë nënën e tij Gjyze Halili, duke e goditur disa herë në trup dhe më pas ka goditur të atin Ali Halili në sherr e sipër.
Ngjarja e rëndë ndodhinë mesin e javës së shkuar, ndërsa prindërit e tij u deklaruan të zhdukur. Ata u gjetën të dielën, pas kërkimeve të shumta nga të afërm dhe policia. Djali fillimisht e kishte mohuar atë që kishte ndodhur, por më pas u dorëzuar duke treguar gjithçka.