E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet në shtëpi vajza, prej 3 ditësh e zhdukur

• TIRANE - Zhduket 16-vjeçarja nga Alliasi, policia nis kërkimin për adoleshenten e zhdukur prej dy ditësh, ndërsa dje në mbrëmje ajo është rikthyer në banesë.Eneida.R, 16 vjeçe është larguar nga banesa që prej mëngjesit të së hënës, ndërsa policia ka realizuar rigjetjen dhe ta kthejë në shtëpi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të hënën në mëngjes kur vajza është larguar nga banesa e saj pas një grindjeje familjare. Policia ka nisur kërkimet ditën e martë pas kallëzimit të dhënë në Komisariatin e policisë nr.4 nga prindërit e adoleshentes. Kjo e fundit sipas hetuesve ka tentuar edhe herë të tjera të largohej nga banesa dhe ishte kthyer pas intervaleve të shkurtra të largimit nga banesa. Vajza iu ka thënë prindërve se po ikte për në shkollë të hënën, por më pas ajo është kthyer në familje. Kështu mësohet se ka ndodhur edhe të hënën, kur 16-vjeçarja është larguar nga shtëpia ndërsa ajo ka pohuar se është nisur për në shkollë. Pasi nuk është kthyer në shtëpi prindërit janë drejtuar për në polici ku kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e së bijës. Dy ditë pas largimit adoleshentja është gjetur nga forcat e rendit të Komisariatit nr.4 dhe të Drejtorisë së Tiranës dhe është rikthyer në banesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›