E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, kërcënime për tenderat

• Njësia Hetimore Task-Force në Prokurorinë e Tiranës zbulon aferat korruptive me tenderat në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.Trazhgim Sokolaj Dy zyrtarë të lartë të kësaj Ministrie do të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës pasi Njësia Task-Force përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen për shqyrtim në gjykatë. Spartak Gjini, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë dhe anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Llambi Tarka akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion të personave që kryejnë funksione publike”. I pandehur në këtë çështje është edhe Fiqiri Pali, administrator i firmës “Siret Euroalbania” i cili dyshohet se ka paguar ryshfet për të fituar tenderat. Tenderi që është bërë objekt hetimi është zhvilluar më 14 shtator 2007 dhe bënte fjalë për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Punës. Llambi Tarka dhe Spartak Gjini i kanë kërkuar administratorit të shoqërisë “Derveni”, pjesëmarrëse në tender, të mos merrte pjesë në konkurrim pasi ishte vendosur që fituesi të ishte “Siret Euroalbania” me administrator Fiqiri Pali. Sipas hetimeve zyrtarët janë shprehur se me pronarin e firmës së paracaktuar si fituese në tender “ishin mbyllur punët”. Ditën kur zhvillohej tenderi, jashtë godinës së Ministrisë, Fiqiri Pali u ka kërkuar përfaqësuesve të firmave të tjera të mos merrnin pjesë në tender pasi atë do ta fitonte ai. “Unë e kam dhënë kafen për këtë tender dhe ju mos më prishni punë”, është shprehur pronari i firmës që dyshohet se ka paguar ryshfet. Pronari i firmës “Derveni” nuk ka pranuar të tërhiqej nga pjesëmarrja në tender dhe për këtë shkak është konfrontuar verbalisht me Fiqiri Palin. Ky i fundit është shprehur në bisedë se “nuk duhet të futesh në tender sepse i kam dhënë kafen Takut dhe e kam mbyllur këtë muhabet me të”.KorrupsioniSipas hetimeve, në tender morën pjesë katër firma, mes të cilave edhe “Siret Euroalba” dhe “Derveni”. Para hapjes së zarfeve të ofertave, Spartak Gjini, kryetar i Komisionit mësohet se i është drejtuar përfaqësuesit të shoqërisë “Derveni”, duke i thënë: “Po ç’deshe o Apostol”. Më vonë kur po dorëzoheshin zarfet e ofertave, Spartak Gjini ka vendosur që zarfi i firmës “Derveni” të mos hapej për shkak që përfaqësuesi i saj e kishte hedhur zarfin në mënyrë fyese dhe kishte ofenduar anëtarët e komisionit. Më pas Spartak Gjini është takuar jashtë Ministrisë me përfaqësuesin e shoqërisë “Derveni” duke i kërkuar atij të tërhiqte ofertën pasi në të ardhmen do ta ndihmonte duke e shpallur fitues në tenderë të tjerë. Ata janë takuar edhe tri ditë më vonë dhe Spartak Gjini ka përsëritur kërkesën. Përfaqësuesi i “Derveni” nuk ka pranuar kurse Spartak Gjini i ka thënë: “Unë do i them Cilit (Fiqiri Pali) të të japë një kafe prej pesëqind mijë lekë të reja dhe ti tërhiqe ofertën sikur nuk ke marrë pjesë fare në tender, në të kundërt unë do të di ta mbroj veten time dhe ti do të digjesh”. Më 1 tetor 1007 Spartak Gjini ka pranuar se fituesi i tenderit nuk mund të ndryshohej. Ai i ka thënë përfaqësuesit të “Derveni” se “Atëherë ma fute tek ajo që do merrja atë kafen...më hoqe nga dora gjashtëdhjetë milionë nga tenderi i parë”. Më pas Llambi Tarka e Spartak Gjini kanë pranuar se tenderi në fjalë i ishte premtuar “Siret uroalba” dhe se kjo nuk mund të ndryshonte gatë procedurës së zhvillimit të konkurrimit. Llambi Tarka e ka udhëzuar përfaqësuesin e “Derveni” për mënyrën dhe shpalljen fituese të “Siret Euroalba” dhe nga ana tjetër e mëson atë se si duhet të hartonte vlerën e preventivit të ndryshuar që të justifikohej skualifikimi nga tenderi dhe shpallja fituese e “Siret Euroalba”. Nga hetimet është mësuar se Fiqiri Pali përfaqësues i “Siret Euroalba” ka qenë në dijeni të shpalljes fitues të subjektit të tij që para zhvillimit të tenderit që përpara zhvillimit të procedurës dhe se kishte rënë dakord të paguante një shumë edhe tek përfaqësuesi i “Derveni” në mënyrë që ky të tërhiqej nga tenderi sipas propozimit të bërë nga Spartak Gjini e Llambi Tarka. Abuzime janë gjetur edhe në tenderin e zhvilluar nga kjo ministri për rikonstruksionin e Qendrës së Rehabilitimit të Viktimave të Trafikut në Linzë. Spartak Gjini dhe Llambi Tarka i kanë kërkuar administratorit të firmës fituese të tenderit, “SH.N.P.SH” që të shpërblente pjesëmarrësit e tjerë në konkurrim në mënyrë që ata të mos ankoheshin për procedurat që ishin ndjekur. Këto biseda janë zhvilluar mes fituesit të tenderit, Spartak Gjinit e Fiqiri Palit pasi fituesi i tenderit i kishte vënë ata në dijeni se disa pjesëmarrës në tender kishin pakënaqësi për procedurat e ndjekura dhe mund të ankoheshin në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Arrestimet e zyrtarëve nga aksioni “Rikonstruksioni”TIRANE – Nuk kishin kaluar shumë ditë nga momentet kur janë kryer pazaret me tenderët në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale kur Njësia Hetimore Task-Force në Prokurori ka zbuluar veprimtarinë e paligjshme dhe ka arrestuar dy zyrtarë të këtij dikasteri. Spartak Gjini, sekretar i Përgjithshëm dhe Llambi Tarka, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ranë në pranga bashkë me Fiqiri Palin gjatë aksionit të koduar me emrin “Rikonstruksioni”. Peronat e arrestuar nuk kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre edhe pse Prokuroria thotë se ka zbuluar prova të forta për veprat penale që u adreson të pandehurve. Hetimet zgjatën rreth katër muaj për këtë rast të ushtrimit të korrupsionit gjatë procedurave të tenderëve në Ministrinë e Punës. Sipas disa precedentëve të tjerë të zbuluar apo edhe disa rasteve të tjera që janë në hetim, skema e korrupsionit me tenderët është e ngjashme me atë që ka ndodhur në Ministrinë e Punës. Vetë zyrtarët që kryejnë procedurat hyjnë në komunikim me pjesëmarrësit në konkurrim, vendosin kushte, u kërkojnë të tërhiqen atyre që nuk paguajnë ryshfet dhe kryejnë veprime të tjera të pajustifikuara siç është rasti i mos hapjes së zarfeve se ato janë hedhur në mënyrë fyese.       tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›