E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e "Big Brother": Loja, e paparashikuar

Si çdo të shtunë, "Big Brother" ka përgatitur një surprizë të këndshme për banorët. Kopshti i shtëpisë është kthyer në një sallon të vërtetë bukurie. Vajzat janë grimuar dhe u është bërë stilim i flokëve nga specialistë të vërtetë, ndërsa meshkujve, përveç modelimit të flokëve, edhe masazh fytyre. Banorët kanë mbetur të mrekulluar nga kjo surprizë e veçantë, sidomos pas dhuratave që kanë marrë. Banorët bisedojnë mbi kandidimet. Ndërsa Olsi e ndien më shumë largimin e qenushit Big. Katër të kandiduarit që rrezikojnë të largohen të shtunën e ardhshme janë Najada, Poli, Jonida dhe Dorina. Olsi e pyet Najadën nëse është mërzitur nga kandidimi, por ajo i përgjigjet se nuk është mërzitur aspak.

Arbri me Olsin kanë dalë në kopsht dhe bisedojnë mbi emocionet e spektaklit dhe kandidimet e papritura. Arbri kujton ditëlindjen që festoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Të dy me Olsin mendojnë se është me të vërtetë një privilegj ta festosh ditëlindjen në këtë mënyrë. Ata flasin për natën finale të "Big Brother" dhe eliminimet e fundit. Banorët janë përshtatur më së miri brenda shtëpisë. Arbri thotë se dy vajzat e reja dolën të forta dhe se nuk e prisnin të largoheshin Romina me Besartën. Edhe Olsi nuk mendonte se do të largoheshin ato të dyja. Të dy bisedojnë se si mund të organizohen eliminimet të shtunën e ardhshme dhe se do t‘i marrë shumë malli për qenushin Big. Në bisedë bashkohet edhe Poli, i cili i tregon për surprizën që i kishte organizuar atij Vëllai i Madh, duke e ftuar në intervistë për të dhënë një mendim mbi Inën dhe atë vetë e dy mamatë e tyre.

Dorina me Jonidën ndodhen në kuzhinë dhe flasin për emocionet e eliminimeve. Dorina thotë se emocionet ishin shumë të forta, ajo shpreh keqardhjen e saj mbi largimin e Rominës.

Pjesa tjetër e banorëve kanë dalë në kopsht. Olsi, Arbri, Astriti dhe Dorina flasin për buxhetin dhe menaxhimin e tij, i cili tashmë i është reduktuar, pas humbjes së provës së javës. Si për të ndryshuar temë bisede, Najada u kujton banorëve ditëlindjen e Olsit dhe shpreh dëshirën e saj për t‘i bërë një dhuratë. Edhe Arbri e mbështet plotësisht dëshirën e Najadës dhe shton se duhet t‘i organizojnë një surprizë të bukur Olsit, por Najada i kujton vështirësinë e përgjysmimit të buxhetit.

Biseda e banorëve vazhdon me opinionet e tyre rreth eliminimeve nga shtëpia e "Big Brother". Banorët kanë arritur në përfundimin se loja është shumë e paparashikueshme.

Zgjimi

Banorët fillojnë të zgjohen pas një mbrëmjeje plot emocione të forta. Astriti me Najadën sapo janë zgjuar dhe fillojnë e rregullojnë krevatet e sistemojnë rrobat nëpër vende. Pasi hanë mëngjesin, Olsi me Najadën dalin në kopsht, ku ajo i ankohet se i kanë prerë flokët më shkurt nga ç‘duhet, por Olsi, duke e përkëdhelur, i thotë se ka kohë ende për t‘i rritur. Në bisedë me ta është bashkuar edhe Poli dhe të tre diskutojnë për të vajtur me pushime pas përfundimit të lojës. Olsi i propozon Polit të marrë me vete edhe Inën dhe bashkërisht të nisen për pushime. Biseda vazhdon rreth mbrëmjes së të shtunës. Të gjithë kishin ngelur shumë të kënaqur nga surpriza. Najada me Polin tashmë janë të shqetësuar, se me largimin e Besartës nuk ka se kush t‘u shohë filxhanët dhe parashikojë të ardhmen. Banorët me sa duket kanë filluar ta ndiejnë mungesën e Bigut në shtëpi. Ata kujtojnë me dashuri qenushin që sillej nëpër shtëpi, luante me ta dhe i kafshonte ndonjëherë.

Buxheti i përgjysmuar

Ka ardhur çasti për të dëgjuar buxhetin e javës. Najada, pasi i mbledh banorët në dhomën e ndenjes, u lexon komunikimin. Vëllai i Madh u ka komunikuar që kanë humbur provën e javës së shkuar dhe kjo ka ulur buxhetin në masën 50%. Prandaj, "Big Brother" u rikujton banorëve të bëjnë kujdes me llogaritjet e shumave. Astriti lexon listën e produkteve ushqimore. Olsi i thotë Astritit të heqë mënjanë cigaret e tij dhe të Najadës, ndërsa me buxhetin e ngelur ta menaxhojnë sipas qejfit. Astriti me Najadën bëjnë llogaritë e buxhetit. Me pakësimin e buxhetit rriten edhe diskutimet dhe mosmarrëveshjet mbi blerjen e produkteve. Nuk kanë munguar edhe shakatë e banorëve në lidhje me çmimet e ndryshme.

Eksperienca të pakëndshme

Poli, Arbri, Dorina dhe Jonida janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe diskutojnë rreth eksperiencave të ndryshme në një lidhje. Dorina pyet se si e mendojnë ata një ndjenjë të lindur mes tyre ndaj shokut ose shoqes së partnerit.

Një ndjenjë të tillë banorët nuk e përjashtojnë që mund të lindë, megjithatë Jonida thotë për veten e saj se janë disa parime bazë të cilat ajo nuk i shkel kurrë. Ajo tregon një rast të ngjashëm që i ka ndodhur me ish të dashurin e shoqes dhe që e kishte refuzuar. Janë parime që nuk duhen shkelur, shton ajo.

Dorina tregon historinë që i ka ndodhur asaj në lidhje me një situatë tillë. Edhe ajo, ashtu si Dorina, ka kaluar një situatë të sikletshme me të dashurin e shoqes së saj.

Në bisedë ka hyrë edhe Olsi, i cili është i pasqaruar rreth eksperiencës së kaluar të Dorinës dhe e pyet atë rreth situatës së krijuar. Biseda vazhdon për marrëdhëniet mes dy shokëve, të cilët debatojnë për një femër. Dorina mendon se nëse një femër ndahet nga i dashuri dhe shoku i tij i shfaq ndjenjat për vajzën në fjalë, ky është një problem mes dy shokësh, që njëri nuk respekton tjetrin.

Biseda është kthyer në debat mes Olsit dhe Dorinës, me pjesëmarrjen e gjithë banorëve të tjerë, ku secili thotë mendimin e vet.

Debatet dhe diskutimet për momentin kanë pushuar dhe banorët merren me punët e shtëpisë. Olsi i ka hyrë punës të pastrojë jacuzzin me ndihmën e Polit, Najada po rregullon krevatet, ndërsa Astriti tërë zell po merret me drekën, madje ai po gatuan edhe bukë misri për banorët. Arbri po sistemon valixhen e tij, kurse Dorina po fshin hollin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›