Demokratët e Tadiç kryesojnë në rezultatet paraprake
Partia e Presidentit Boris Tadiç kryeson sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, por është ende e paqartë nëse ka arritur të fitojë shumicën absolute që t‘i sigurojë numrat e duhur për të formuar qeverinë. Sipas agjencisë së lajmeve "Fonet", Partia Demokratike e Presidentit Tadiç bëri të ditur mbrëmë rreth orës 21:45, se nga rezultatet e pjesshme "DS" ka fituar 38.1% të votave, ndërsa radikalët e Nikoliçit kanë marrë 28.1%. Partia Demokratike e Serbisë e Kryeministrit Vojisllav Koshtunica ka marrë rreth 11% të votave, ndërsa aleatët e Tadiç, liberaldemokratët, 4.7% të votave. Kurse socialistët, trashëgimtarë të Sllobodan Millosheviçit, kanë fituar rreth 8.9% të votave. Ende është e paqartë e ardhmja qeverisëse, sepse radikalët pritet të bëjnë aleancë me partinë e Koshtunicës dhe me socialistët e sipas rezultateve paraprake ata mund të marrin rreth 46%, ndërsa Tadiç bashkë me liberaldemokratët arrijnë te kuota 43%. Por, gjithçka do të sqarohet në ditën e sotme.
Qendrat e votimit në të gjithë Serbinë u mbyllën në orarin e përcaktuar me ligj, pra në orën 20:00. Më pas nisi numërimi i gjatë i fletëve për Parlamentin serb, por edhe për njësitë vendore. Sipas vëzhguesve të brendshëm dhe të huaj, procesi zgjedhor nuk është shoqëruar nga asnjë incident, madje as në enklavat e Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më pak se 60% e 6.7 milionë qytetarëve që kishin të drejtë vote, e dhënë që është më e vogël se zgjedhjet e mëparshme parlamentare të janarit të vitit 2007. Në orën 20:00 u mbyllën qendrat e votimit për zgjedhjet që Serbia organizoi në Kosovë, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët ndër gjithë zonat ku u mbajtën këto zgjedhje. Edhe sipas të dhënave të fundit të Komisionit Republikan Zgjedhor, të publikuara nga mediat serbe, pjesëmarrja e votuesve në Kosovë është më e ulëta. Deri në orën 18:00 në Kosovë kishin votuar 38.73 për qind, ndërsa në Serbi, në atë kohë kishin votuar rreth 46 për qind e të regjistruarve.
Në një deklaratë që Kuvendi i Kosovës publikoi në fund të prillit, thuhet se "këto zgjedhje dhe rezultatet e tyre nuk do të kenë efekt në Kosovë". Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker, përsëriti sot se zgjedhjet lokale që Serbia mbajti dje në Kosovë janë pa bazë ligjore dhe si rrjedhim, "të paefektshme në Kosovë". "Autoritetet serbe i zhvilluan këto zgjedhje me vetëdije të plotë se po vepronin në kundërshtim me mandatin ekskluziv të UNMIK-ut për të autorizuar zgjedhjet në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", thekson deklarata e sotme e UNMIK-ut.
Pjesëmarrja
Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, deri në orën 18:00 kishin votuar mbi 40 për qind e zgjedhësve. Pritet që pjesëmarrja të arrijë deri në 70 për qind, gjë që do të shënonte pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në Serbi gjatë tetë viteve të fundit. Zgjedhjet serbe u mbajtën edhe në Kosovë, ku është organizuar hapja e më pak se 300 qendrave të votimit, në 23 zona të vendit. Në këto zgjedhje, serbët e Kosovës kanë mundësi të zgjedhin deputetët për Parlamentin serb, por ndoshta më e rëndësishme është zgjedhja e përfaqësuesve në këshillat lokale në enklavat serbe në mbarë Kosovën. Deri në orët e para të pasdites të djeshme kishin votuar mbi 20 për qind e qytetarëve serbë me të drejtë vote në Kosovë. Autoritetet zgjedhore serbe prisnin shtimin e kësaj përqindjeje para mbylljes së kutive të votimit.
Sfida
Veprimet e udhëheqësve të rinj serbë të nivelit lokal në Kosovë do të varen shumë nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. Pikëpamja e nacionalistëve serbë është se ata duhet të vazhdojnë të refuzojnë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës së pavarur, por serbët e tjerë argumentojnë se duhet të ketë dialog me shqiptarët, të paktën për çështjet lokale. Ndërkaq, UNMIK-u, misioni i OKB-së në Kosovë dhe qeveria kosovare, janë shprehur qartë se besojnë se zgjedhjet lokale janë të paligjshme.
Shqiptarët ironizojnë UNMIK-un dhe politikanët e Kosovës
Serbët e Graçanicës dhe Mitrovicës votojnë për radikalët
"Shkëlqimi dhe rënia e pavarësisë". Kjo parullë është shkruar në bulevardin kryesor të Prishtinës. Të kujton titullin e romanit të Dritëro Agollit, por përmbajtja s‘ka asgjë të përbashkët. I dedikohet mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, të cilat nuk mundën të dalin nga institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës. Politikanët e Prishtinës u "fshehën" pas kompetencave të UNMIK-ut, e ky i fundit deklaroi edhe këtë herë që do të mbyllte njërin sy. Por ndërsa qytetarë anonimë të Prishtinës mbushën rrugët e kryeqyteti me këto parulla, serbët e Kosovës vazhduan krejtësisht të qetë votimet e tyre në 23 komuna të Kosovës. Për herë të parë pas përfundimit të luftës e duke injoruar plotësisht 17 shkurtin, ata hodhën votat edhe në kutitë e zgjedhjeve lokale.
Jo shumë shpresa
Svetllana Daniç nga Graçanica shprehet se nuk pret ndonjë gjë të madhe nga këto zgjedhje edhe pse ajo që herët në mëngjes shkoi pranë kutive të votimit. Por, Dragutin Jovaniviç, një tjetër qytetar serb nga Graçanica, i ka fare të qarta synimet e tij. Të heqë pushtetin nga duart e shqiptarëve. "Duam të zgjedhim për serbët që jetojnë këtu e jo për shqiptarët", thotë ai, ndërsa hedh votën në kuti, në një nga vendvotimet e shumta të shkollës. Pjesëmarrja ishte më e lartë se çdo herë tjetër. Për t‘i inkurajuar u shfaq në vendvotime edhe peshkopi Artemje, një klerik nacionalist i njohur për fjalorin e tij radikal. "Ne po presim që të fitojnë ata të cilët do ta mbajnë integritetin e shtetit dhe të popullit". Kjo është e vetmja fjali që ka shqiptuar kleriku jashtë qendrës së votimit.
Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ashtu sikurse edhe në Serbi, votuesit janë të detyruar të zgjedhin mes mbështetësve të Perëndimit dhe atyre të Rusisë. Por Graçanica nuk duket se e ka këtë dilemë. Fotot e Tomislav Nikoliçit, së bashku me Mlladiçin, kanë mbushur qytezën. Pak kohë më parë Nikoliç i vizitoi këta banorë dhe madje iu bëri thirrje që të bëjnë shumë fëmijë, që të rrisin numrin e banorëve. Ndërsa mbështetësit e Tadiçit janë më të paktë. Vetëm pak postera të tij kanë arritur t‘u rezistojnë grisjeve në këtë qytezë. Dhe ato janë në dalje të saj, aty ku pak kush i sheh. Përkrahësit e Tadiçit nuk kanë dalë në zgjedhje lokale, së paku ato personazhe që bëjnë pjesë në listën e Partisë Demokratike të Tadiçit. Rada Trajkoviç nga Graçanica është njëra prej tyre. "Unë po shpresoj që të fitojë në Parlament opsioni demokratik, që janë mbledhur rreth Presidentit Tadiç dhe Partisë Demokratike. Besoj se qytetarët e Serbisë do të shkojnë nga Evropa, që do t‘i mundësojë popullit të shkojë në Evropë dhe të ketë paqe në rajon. Ne duhet të bëjmë paqe me krejt vendet që në rajon kemi pasur probleme dhe përçarje", është shprehur mjekja tashmë e reformuar. Më parë njihej për qëndrime radikale.
Mitrovica komunë?
E ndërsa zgjedhjet lokale në territorin e Kosovës nuk do të sjellin asgjë të re në strukturat komunale, rreziku qëndron në veri. Mitrovica është një nga vendet që në bazë të planit të Ahtisarit do të kthehet në komunë, por serbët tashmë i kanë krijuar strukturat e tyre paralele. Në Mitrovicë historikisht kanë fituar radikalët. "Unë po pres që partitë me pikëpamje nacionaliste. Në të kundërt, nëse radikalët nuk fitojnë, ne do të braktisim Kosovën", i ka thënë Marko Jakshiç, agjencisë "Associated Press". Jakshiç është personi që me të madhe ka proklamuar edhe krijimin e një parlamenti të serbëve të Kosovës.
Dyshtetësia ende e paligjshme
Kryeministri Hashim Thaçi ka bërë thirrje që të injorohen. Sa për UNMIK-un, ka pasur qëndrim të njëjtë, sikurse para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Zgjedhjet nacionale të Serbisë, sikurse edhe herët e kaluara, nuk janë penguar. Kryeadministratori Joakim Ryker megjithatë është shprehur qartë se këto zgjedhje do të betonojnë strukturat paralele. "Siç kemi thënë, zgjedhjet parlamentare as nuk do të përkrahen e as nuk do të pengohen. Ndërkaq, për sa u përket zgjedhjeve lokale, ne e kemi bërë të qartë se janë ilegale dhe jo të vlefshme, sepse nën Rezolutën 1244, vetëm misioni i OKB-së në Kosovë mund të organizojë zgjedhje lokale". Një tjetër argument i diskutueshëm është ai i dyshtetësisë. Paketa e Ahtisarit ende nuk ka filluar të implementohet, por serbëve u është garantuar dyshtetësia.
Për hir të respektimit të saj edhe institucionet e Kosovës nuk i kanë kundërshtuar shumë zgjedhjet nacionale, që nënkupton se serbët mund të votojnë edhe për Kuvendin e Kosovës, edhe për atë të Serbisë.
Pjesëmarrja
295 vendvotime u hapën në mbarë territorin e Kosovës duke u shtrirë kështu në 23 komuna. Sipas të dhënave të komisionit republikan të Serbisë, të drejtë vote kanë 115 mijë serbë. Vetëm një incident i vogël është shënuar. Dy serbë janë rrahur me grushte pranë një qendre votimi dhe SHPK ka ndërhyrë për të shuar incidentit. Njëri prej të dëmtuarve ka përfunduar në Klinë, ndërsa tjetri në stacionin policor. Policia është shprehur se nuk po i mbikëqyr këto zgjedhje, por do të ndërhyjë nëse ka prishje të rendit dhe qetësisë publike. Edhe trupat e KFOR-it në bazë të deklaratave zyrtare nuk i kanë shtuar masat e sigurisë, por në terren janë kudo. Në Mitrovicë veçanërisht kontrollojnë të gjithë zonën, në mënyrë që të mos krijohen tensione. Zgjedhjet janë një provokim i hapur i sovranitetit dhe ndonjë rebelim i shqiptarëve nuk përjashtohet.