E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo, përdorues stimulantësh?!

Gazeta katalanase "Sport" ka hedhur dyshime mbi Ronaldinjon dhe faktin se ai mund të ketë përdorur anabolizantë gjatë periudhës së dëmtimit të tij. Sipas burimeve të kësaj gazete, ylli brazilian ka qenë në klinikën "Delfos" në orën 21:30 të datës 28 prill, pasi kishte mostretje të anabolizantëve që kishte konsumuar për t‘u riaftësuar sa më shpejt nga dëmtimi i tij. Stafi mjekësor që po trajton Ronaldinjon nuk e ka përgënjeshtruar ende këtë lajm. Por dihet që futbollisti dëshiron që të kalojë sa më parë problemet fizike, aq sa ka thirrur në Spanjë përgatitësin e tij atletik, Vladimir, dhe ndjek këshillat e një mjeku japonez.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›