HEC-et me koncesion, vetëm 1% prodhim
Sektori i energjisë elektrike, pavarësisht politikave të qeverisë për liberalizimin e tregut në aspektin e prodhimit, vazhdon të mbetet monopol shtetëror, i cili rëndon në kurriz të konsumatorëve. Autoriteti i Konkurrencës në draftin e publikuar ditët e fundit, raport "Mbi hetimin e përgjithshëm në sektorin e energjisë elektrike", shprehet se ka nisur hetimin duke u nisur nga shqetësimet e vazhdueshme të konsumatorëve dhe bizneseve për dy probleme kryesore të sektorit të energjisë, ofertën e pamjaftueshme dhe çmimet relativisht të larta, si shkak i mosfunksionimit si duhet të tregut. Në raportin e tij, Autoriteti ka mundur të zbërthejë situatën e tregut të energjisë elektrike në vend, duke nënvizuar faktin se tri shtyllat kryesore të sektorit, prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja janë në dorë të një operatori të vetëm, KESH. Edhe pse qeveria ka dhënë një numër të lartë lejesh për të shfrytëzuar burimet hidrike në vend nga kompanitë private, impakti në përballimin e kërkesës, që rritet çdo vit, nuk ka dhënë rezultate. "Me gjithë këtë proces reformimi dhe liberalizimi, Shqipëria prej vitesh vazhdon të përballet me mungesën e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve, që ndikon negativisht në aktivitetin e ndërmarrjeve private e publike etj.", thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili synon të hedhë dritë mbi tregun energjetik në vend, por nga ana tjetër duke i sugjeruar qeverisë liberalizimin e këtij sektori për rritjen e konkurrencës.
Monopoli
Prodhimi i energjisë elektrike, transporti në të tria tensionet (ulët, mesëm dhe lartë), shpërndarja dhe furnizimi i konsumatorëve, si dhe blerja e energjisë elektrike, janë aktivitetet që kryhen nga një ent i vetëm, KESH. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, prodhimi i energjisë realizohet nga hidrocentrale të cilat zotërohen nga KESH, me përjashtim të hidrocentraleve të vegjël në pronësi private, ose të dhëna me koncesion, që gjithsesi nuk kanë ndonjë peshë të madhe në prodhimin vendas. Kështu, në vitin 2007, sektori privat i energjisë elektrike përfaqësohej nga 14 kompani për prodhimin e energjisë elektrike me gjithsej 46 hidrocentrale me fuqi të instaluar 10 MW secili. Nga këto, 6 kompani janë koncesionare dhe 8 të tjerat janë kompani private. Sipas Autoritetit, prodhimi i këtyre kompanive përbën vetëm 1,03 për qind të prodhimit të energjisë elektrike.
Kompanitë koncesionare
Sektori privat i energjisë elektrike përfaqësohej nga 14 kompani për prodhimin e energjisë elektrike me gjithsej 46 hidrocentrale me fuqi të instaluar 10 MW secili. Nga këto, 6 kompani janë koncesionare dhe 8 të tjerat janë kompani private