Shqiptarët e Preshevës presin të marrin 2 deputetë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar dje në mënyrë masive për koalicionin shqiptar, i cili merr pjesë në garën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare serbe, si një grup politik unikal. Sipas llogaritjeve të përfaqësuesve të partive politike, nëse votojnë shumica e qytetarëve, Lugina e Preshevës mund të përfaqësohet me 1 ose 2 deputetë në Parlamentin e Serbisë. Blloku i partive të koalicionit shpreson se mënyra institucionale është e vetmja rrugë për t‘i zgjidhur problemet e Luginës së Preshevës. Situata pritet në ndryshojë nëse fitojnë forcat pro perëndimore. Partia Demokratike e Presidentit Tadiç ka premtuar investimeve dhe përmirësim të situatës në Luginën e Preshevës. Ndërkaq, partitë shqiptare, të cilat nuk marrin pjesë në koalicion për zgjedhjet parlamentare, deklarojnë se deputetët shqiptarët edhe nëse zgjidhen nuk mund të kenë ndikimin e tyre në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 deputetë. Liderët e partive politike në Luginën e Preshevës votuan dje rreth mesditës. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, edhe njëherë apeloi për zgjedhje të lira dhe demokratike. "Ftojmë për zgjedhje të lira dhe transparente pa asnjë incident. Vota e qytetarëve është e lirë dhe si e tillë duhet të respektohet. Le të fitojë më i miri", deklaroi Mustafa. Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, deklaroi se zgjedhjet parlamentare dhe komunale kanë një peshë të madhe për vendin. Ai gjithashtu ftoi për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. Gjithashtu edhe drejtuesit e subjekteve të tjera politike apeluan për një proces të lirë zgjedhor. Zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa incidente. Në Luginën e Preshevës të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit. Sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Preshevë, Zeqirja Myftari, qytetarët kanë filluar votimin dhe nuk është regjistruar ndonjë incident apo parregullsi. Ai njoftoi se në këtë komunë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale janë regjistruar gjithsej 32513 qytetarë me të drejtë vote. Ndërkaq, në Komunën e Bujanovcit në këto zgjedhje janë regjistruar 36314 votues, të cilët do të votojnë në 55 vendvotime. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Bujanovc, Iljaz Mustafa, njoftoi se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi.
Në garën për zgjedhjet presidenciale, partitë shqiptare në Luginë të Preshevës janë të ndara. Në koalicionin e bllokut të partive shqiptare që merr pjesë në këto zgjedhje bëjnë pjesë: Partia për Veprim Demokratik( PVD), Grupi i Qytetarëve PDSH-BDL, Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH). Ndërsa, subjektet e tjera politike, si Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL), Aleanca Demokratike (AK) dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH) nuk kanë pranuar t`i bashkëngjiten koalicionit dhe kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare. Në nivelin lokal, partia fituese e këtyre zgjedhjeve pas themelimit të Kuvendit Komunal zgjedh kandidatin e saj në postin e prefektit të komunës në të cilën garon.
Sipas sondazheve të fundit, si parti favorite në Komunën e Preshevës janë PVD-ja me kryetar Riza Halimin dhe PDSH e cila drejtohet nga prefekti aktual i komunës, Ragmi Mustafa.
Në Bujanovc zhvillohet luftë e ashpër mes kryetarit të PVD-së, Shaip Kamberit dhe LPD-së, e cila drejtohet nga Jonuz Musliu.