E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamini: Ika se nuk fituam titullin

Mesfushori Matië Flamini ka treguar se ishte gati të nënshkruante një vit më parë kontratën e re me Arsenalin, por mungesa e trofeve e shtyu drejt Milanit. Në një intervistë për "News of the World", ai ka treguar se disfata e këtij sezoni kishte ndikuar më shumë. "Titulli do të kishte pasur shumë peshë në vendimin tim. Desha të nënshkruaja një vit më parë me Arsenalin, por nuk u arrit marrëveshja, ndërsa Milani bëri të pamundurën për të siguruar një kontratë me mua. Çfarë ndodhi me skuadrën pas disa muajsh kryesim në kampionat, ishte gjëja më e dhimbshme e karrierës time tek Arsenali", u shpreh mesfushori francez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›