Masa, një tjetër fitore në Turqi
Felipe Masa ka treguar se është piloti më i mirë në pistën e Stambollit, duke fituar për të tretin vit radhazi Çmimin e Madh të Turqisë në Formula 1. Braziliani i Ferrarit ishte favoriti absolut që në fillimin e kësaj fundjave, por nuk e ka pasur aq të thjeshtë, pasi skuadra MekLaren ka aplikuar një strategji shumë të veçantë për Luis Hemilton, i cili ka zhvilluar një rifurnizim më shumë se të tjerët. Anglezi e ka mbyllur garën vetëm në vendin e dytë, por strategjia e tij e ka bërë këtë garë shumë më entuziamuese dhe me ndryshime të njëpasnjëshme në kreun e renditjes provizore.
Masa ka treguar që në startin e garës se kërkonte një fitore, duke u shkëputur pikërisht nga Hemilton dhe Kubika, të cilët arrijnë të përfitojnë nga gabimet e Kovalainen dhe Raikonen për t‘iu afruar menjëherë kryesuesit të garës. Finlandezi i Ferrarit gabon gjithçka që në kthesën e parë, ku frenon shumë fort për të evituar Kovalainen dhe humb pozicione të rëndësishme, të cilat penalizojnë disi garën e tij. Për më tepër, kampioni i botës në fuqi parakalohet edhe nga Alonso dhe për disa xhiro detyrohet t‘i qëndrojë prapa spanjollit të Reno, duke e kaluar vetëm në pjesën e drejtë ku Ferrari i tij është dukshëm më i shpejtë. Ndërsa Kovalainen ka dalë më i dëmtuar nga incidenti i kthesës së parë, pasi shpoi gomën dhe u detyrua të bënte një rifurnizim shumë të shpejtë që e çoi në vendin e fundit të renditjes.
Çelësi i garës së djeshme për kryesuesit ishte strategjia e gomave dhe e rifurnizimit. Ferrari preferoi gomat e buta, duke zhvilluar me to dy pjesët e para të garës. Ndërsa në MekLarenin e Hemilton u vendosën gomat e forta Brixhston në tri pjesët e para të garës së tij dhe gomat e buta vetëm në pjesën e fundit. Kjo strategji ishte parashikuar që pas provave të të shtunës, ku Ferrari kishte avantazh me goma më të buta, në kundërshtim nga të gjithë rivalët e saj. Në fakt, kjo vendosi edhe suksesin e garës, pasi Hemilton e kishte shumë të vështirë të garonte në xhirot e fundit. Pas shumë ndryshimesh në kreun e renditjes gjatë 20 xhirove të fundit, vijën e finishit e pret i pari Masa, i shkëputur me pak sekonda nga Hemilton, i cili arrin të shmangë me sukses një duel direkt me Raikonen që dukej më i shpejtë se ai. Vendi i katërt dhe i pestë u shkoi dy makinave, BMV të Kubikës dhe Haidfeld. Në pikë përfunduan edhe Alonso, Veber dhe Rosberg, pas një gare ku në vendet e fundit kishte shumë ndryshime dhe përmbysje, duke bërë që gjithçka të vendosej vetëm në xhirot e fundit. Pas garës së djeshme, Kimi Raikonen ka vazhduar i vetëm kryesimin në renditjen e kampionatit me 35 pikë, por këtë radhë i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Felipe Masa, si dhe Luis Hemilton MekLaren, të cilët kanë të dy 28 pikë, duke e bërë më entuziazmues dhe të paparashikueshëm këtë sezon të Formula 1.
Renditjet
Piloti P.
K. Raikonen 35
F. Masa 28
L. Hemilton 28
R. Kubika 24
N. Haidfeld 20
H. Kovalainen 14
M. Veber 10
J. Truli 9
F. Alonso 9
N. Rosberg 8
K. Nakazhima 5
Xh. Baton 3
S. Burde 2
Skuadra P.
Ferrari 63
BMV Sauber 44
MekLaren 42
Uilliams 13
Red Bull 10
Tojota 9
Reno 9
Honda 3
Toro Roso 2