E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Bogovës peticion krerëve të shtetit

ZHDUKJA E FSHATIT
SKRAPAR- Të gjithë burrat efshatit Bogovë kanë protestuar në paraditen e djeshme para komunës që mban të njëjtin emër kundër vendimit të marrë për "fshirjen" e fshatit të tyre nga të gjitha regjistrat. Parlamenti në vitin 2001 ka njohur këtë fshat por vetëm pak ditë më parë komuna ka vendosur për zhdukjen e tij. Njëzëri banorët e fshatit kanë pohuar "ne nuk e dinim që fshati jonë nuk njihet nga kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit të komunës, pasi fshati jonë pas vitit 1990, për 4 legjislatura ka zgjedhur në 4 mandate 4 kryetarë të fshatit që aktualisht mbajnë edhe vulën e fshatit. Këtu banojnë 51 familje, janë 18 subjekte private dhe dhjetëra lokale turistike, kemi institucionet tona kulturore të dijes si dhe të shëndetit, kështu në fshat kemi shkollën 9- vjeçare ku dëftesat e fshatitvulosen me mbishkrimin "shkolla 9-vjeçare e fshatit Bogovë". Të njëjtin mbishkrim vendosin edhe mamitë e fshatit kur lëshojnë aktin e lindjes të fëmijës",- thanë dje banorët e fshatit. Sipas tyre, fshati i tyre është njohur nga parlamenti dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet këshilli i komunës që ta zhvlerësojë këtë vendim. Dje 46 burrat e fshatit kanë pritur prefektin e Beratit Thoma Runici për të zgjidhur ngërçin por ai i ka refuzuar. Në këto kushte ata kanë bërë një peticion që ia kanë nisur dje Presidentit të Republikës, Parlamentit, Kryeministrit, Ministrit të Pushtetit Vendor si dhe Avokatit të Popullit. Me anën e këtij peticioni banorët e fshatit Bogovë kërkojnë nga përfaqësuesit e shtetit zgjidhjen e problemit të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›