E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet gjendja e grevisteve nga Fieri

Gratë kundërshtojnë vendimin e bashkisë për heqjen e tregut. Nënkryetari: U ofruam kushte më të mira, i refuzuan
FIER- Përkeqësohet ndjeshëm gjendja e 15 grave greviste nga Fieri, të cilët protestojnë kundër zhvendosjes së tregut ku ato shesin prej vitesh. Gratë kanë hyrë dje në ditën e tyre të 11-të të grevës dhe nuk pranojnë që të dalin prej saj pa u ndryshuar vendimi i bashkisë. Nënkryetari i Bashkisë, Jani Fuli, lidhur me këtë situatë të krijuar ka pohuar se ekzekutivi i bashkisë Fier pas disa negociatave me tregtaret greviste dhe me përfaqësues të partive politike në këshillin bashkiak, ka plotësuar kërkesën e tyre duke i ofruar një vend tregtimi pranë tregtarëve të tjerë industrialë të vendosur përgjatë lumit Gjanica. Por kjo zgjidhje nuk ka kënaqur tregtaret greviste të cilat edhe pas kësaj oferte të bashkisë Fier qëndrojnë të ngujuara në grevë. "Ne gjatë gjithë kësaj periudhe kemi negociuar në mënyrë të vazhdueshme me tregtaret për t'iu ofruar mundësi brenda tregut ekzistues me qëllim që ato të vazhdojnë aktivitetin deri në momentin e lëvizjes së gjithë tregut, pasi një nga kërkesate tyre të grevës ka qenë: ne do të zhvendosemi në momentin që do të zhvendosen edhe tregtarët industrialë në lumin Gjanicë"- ka thënë për gazetën numri dy i bashkisë Fier, Jani Fuli. Ai ka sqaruar se bashkia u ka ofruar atyre disa zgjidhje midis të cilave edhe ai i vazhdimit të tregtimit në të njëjtin vend me tregtarët industrialë të lumit Gjanica por ato nuk kanë pranuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›