Banorët e Gërdecit: Strehimi, problemi i madh
Një banor i Gërdecit, baba i dy fëmijëve, tregon përjetimet e tij në ditën e shpërthimit të predhave në fabrikën ku bëhej procesi i ashtuquajtur "çmontimi i armëve", por aktiviteti i vërtetë i kësaj fabrike ishte më i errët. Ky aktivitet mjaft fitimprurës për pronarët e saj dhe vdekjeprurës për njerëzit, banorët tashmë të harruar të Gërdecit, konsistonte në tregtinë e zezë të armëve.
Deri tani, nga kjo tragjedi rezultojnë rreth 350 të plagosur dhe 26 të vdekur, por jo vetëm kaq. Pjesa e popullsisë që i mbijetoi tragjedisë është duke vuajtur akoma pasojat e humbjes së strehimit, pavarësisht premtimeve të qeverisë. Për shkak të etikës, i intervistuari paraqitet vetëm me iniciale, A. K.
Sa larg ndodhej banesa juaj nga epiqendra e shpërthimit?
Banesa ime ndodhej shumë afër vendit të shpërthimit, rreth 500 metra larg saj. Prandaj arritëm të kuptonim që në fillim, që në shpërthimin e parë se ç‘po ndodhte.
Ǒmenduat dhe çfarë bëtë kur filluan shpërthimet e para? Po gjatë shpërthimit të madh?
Ne dëgjonim vazhdimisht shpërthime të vogla, që vinin nga fabrika, jo vetëm gjatë orëve të vona të natës, por edhe gjatë mesit të ditës. Shpërthimet e para ishin të vogla dhe fillimisht mendova se bëhej fjalë për të njëjtët shpërthime si herët e tjera, por kur pashë tymin që po dilte nga fabrika, mendova se diçka serioze po ndodhte. Mora menjëherë fëmijët e gruan dhe u larguam në drejtim të autostradës për të kërkuar ndihmë. Kur ndodheshim në afërsi të autostradës dëgjuam një shpërthim shumë të madh dhe vala goditëse na përplasi në tokë. Pësova disa gërvishtje të lehta. Po ashtu edhe gruaja dhe fëmijët.
A kishit ndonjë familjar apo të afërm që punonte në atë fabrikë?
Në fakt, unë vetë punoja në fabrikë, si dhe një kushëriri im. Fatmirësisht ishte ditë pushimi për ne dhe nuk ndodheshim në punë. Sigurisht, ishte e tmerrshme të mendosh se në atë shpërthim të madh mund të isha edhe unë dhe mund të kisha vdekur, si shumë të tjerë.
Sa është dëmtuar banesa juaj dhe a keni marrë ndonjë shpërblim për dëmet e shkaktuara?
Duke qenë se shpërthimi ndodhi shumë afër banesës time, ajo u shkatërrua plotësisht. Shkova tri ditë pas tragjedisë për të parë banesën, nga e cila nuk kishte mbetur gjë tjetër veç një grumbull tullash e betoni.
Kanë ardhur mjaft qeveritarë për të parë gjendjen dhe kanë premtuar shumë, por deri sot asnjë nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna. Falënderoj Zotin që arritëm t‘i shpëtonim shëndoshë e mirë asaj tragjedie.
Intervistuan:
Fitnela Koka dhe Anisa Rutja
Personi i dytë që u intervistua ishte një banore tjetër e Gërdecit, nënë e tre fëmijëve, zonja Teuta R., e cila rrëfen përjetimet e asaj dite tragjike të 15 marsit.
Ju dhe familjarët tuaj, ku ndodheshit në momentin e shpërthimit?
Ishte diçka e frikshme dhe e shpejtë. Ndodhesha në oborrin e shtëpisë, duke pastruar. Vajza dhe djali po luanin me njëri-tjetrin po në oborr, ndërsa djali më i madh ishte në punë atë ditë. Djali im është rreth 20 vjeç dhe punonte për bukën e gojës në fabrikën e demontimit të armëve, në atë fabrikë të mallkuar që u mori jetën shumë njerëzve. Burri im nuk ndodhej aty, ai është emigrant në Itali. Të gjithë u tmerruam, shtëpia na u shkatërrua komplet, ajo shtëpi që mezi e ndërtuam. Im shoq ka 10 vjet që punon në Itali dhe gjithë çfarë fitoi i harxhuam për të ndërtuar atë shtëpi. Tani s‘kemi asgjë, jemi në mëshirë të fatit. Çdo ditë mendojmë si dhe ku do ta gdhijmë të nesërmen.
Si e përjetuat ju dhe çfarë bëtë në momentin e shpërthimit?
Shtëpia ime ndodhej afër fabrikës dhe ajo u shkatërrua tërësisht nga shpërthimi. Unë, siç thashë, isha në oborr dhe në ato momente, në fillim dëgjova një zhurmë si plasje, që më vonë filloi të bëhej më e madhe, derisa erdhi si një valë shurdhuese që më bëri të mbaj veshët me duar dhe të bërtas. Pastaj ndjeva një forcë të madhe që më rrëzoi, sikur më mori njeri dhe më përplasi tutje. Fëmijët e mi filluan të qanin, unë mbeta pa ndjenja për disa sekonda. Më pas e mblodha veten, rrëmbeva fëmijët dhe vrapova me sa kisha fuqi si e çmendur, pa e ditur ku po shkoja. Ktheja kokën mbrapa për të parë shtëpinë, po ajo po binte copash, gjithçka po shkatërrohej. Por çasti më i frikshëm ishte kur pashë zjarrin e madh të shpërthimit, që ngrihej lart e më lart në qiell dhe dukej sikur do na përpinte të gjithëve.
Po me djalin tuaj që punonte në fabrikë ç‘ndodhi?
Falë Zotit nuk i ndodhi gjë, se ishte pushimi i drekës dhe ai ndodhej jashtë fabrikës për të ngrënë. Në kohën e shpërthimit ai arriti të vrapojë e të largohej, pësoi disa plagë të lehta, por e rëndësishme është që shpëtoi.
Të gjithë dëgjuam që qeveria ju premtoi shumë ndihma. Realisht çfarë ndihmash keni marrë për ta kaluar këtë situatë të vështirë?
Me thënë të drejtën, ndihma na kanë sjellë, po më shumë se qeveritarë, kanë qenë njerëzit që kanë ardhur nga shkolla të ndryshme e shoqata, që na kanë sjellë çfarë na është dashur. Qeveria ka bërë shumë padrejtësi me ne. Këtu ka njerëz që kanë humbur fëmijët, nënat dhe baballarët e tyre dhe ata vijnë e tallen me ne, duke na sjellë konserva të skaduara e duke na hapur floktore të panevojshme. Problemi që kemi është strehimi, shtëpia. Ne duam të dimë nëse mund të kthehemi prapë në shtëpitë tona, apo nëse do na jepet një shtëpi për të futur kokën, sepse nga Konvaleshenca duhet të ikim. Po na skadon afati i qëndrimit.