E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, vetëvaret një vajzë 23 vjeçe

Një vajzë e re nga fshati Degë i Komunës Fierzë të Tropojës është vetëvrarë natën e së premtes duke u varur në litar. Arjana Sasanaj, 23 vjeçe kishte zgjedhur vathën e bagëtive për vendin e vetëflijimit, kishte lidhur një litar në kumin e çatisë së stallës dhe ishte varur në të duke i dhënë fund jetës. Burime të policisë thanë se viktimën e kishte gjetur nëna e vet pak kohë pasi kishte dhënë shpirt, ndërsa mësohet se ajo nëpërmjet një letre që ka lënë ka shpjeguar se është varur vetë dhe se përse e kishte marrë këtë vendim. Policia ka sekuestruar provat materiale në vendin e ngjarjes një litar pak më shumë se dy metra dhe disa sende personale të vajzës. Përmbajtja e letrës nuk bëhet publike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›