Komiteti i Pajtimit Kombëtar: Gërdeci në Hagë
Përmes një kërkese drejtuar institucioneve më të larta të Shqipërisë, por edhe trupit të huaj diplomatik të akredituar në vendin tonë, Komiteti i Pajtimit Kombëtar ka kërkuar shqyrtimin e çështjes së Gërdecit nga Gjykata e Hagës. "Në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE, operatorë të mafies ndërkombëtare e kanë kthyer territorin e këtij vendi në terrene private të veprimtarisë së errët e kriminale, jashtëzakonisht të rrezikshme për popullsinë shqiptare. Ngjarja e 15 marsit 2008 në afërsi të kryeqytetit shqiptar, ku mbetën të vrarë 26 vetë (mes të cilëve gra e fëmijë), mbi 300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga shpërthimi i municioneve të grumbulluara për tregti të fshehtë, përbën vetëm njërin prej rasteve tragjike të veprimtarisë së kësaj mafie dhe të rreziqeve që i kanosen jetës së shqiptarëve", thuhet në kërkesën e këtij komiteti.
Sipas tij, nisur nga këto shqetësime, një vit më parë, më 14 prill 2007, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar iu drejtua Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Në këtë dokument theksohej se operatorët e kësaj mafie të lidhur me lobet antishqiptare vazhdojnë të kryejnë veprimtari të dukshme kriminale kundër popullsisë e integritetit kombëtar të këtij vendi.