E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet në lumin Vjosë një grua

Një grua 38 vjeçe është mbytur në Lumin Vjosë, ndërsa përpiqej të kalonte nga njëra anë në tjetrën. Policia e Gjirokastrës njoftoi se Marjeta Shoshaj, lindur dhe banuese në fshatin Asim Zeneli të Rrethit Gjirokastër ka humbur jetën, pasi është mbytur aksidentalisht në lumin Vjosë. Gruaja ka dashur të kalojë nga njëra anë e lumit në tjetrën, në vendin e quajtur Uji i Zi, por nuk ka mundur, pasi e ka marrë rrjedha e lumit. Trupi i saj është gjetur rreth një kilometër më poshtë, në vendin e quajtur "Stacioni i pompave të ujit të pijshëm". Policia tha se materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për të zbardhur plotësisht rrethanat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›