E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e Klosit kërkojnë nga pushteti vendor mbrojtjen nga zjarri



Banorët e Bashkisë së Klosit dhe të fshatrave përreth kërkojnë nga drejtuesit e pushtetit vendor marrjen e masave për eliminimin e fatkeqësive nga zjarri. Duke qenë se banorët e këtyre zonave janë përballuar shpeshherë me fatkeqësi nga rënia e zjarrit, sidomos gjatë stinës së nxehtë, ata propozojnë që të organizohet shërbimi zjarrfikës në Klos me mjete zjarrfikëse efektive në shërbim 24 orë, si të gjitha shërbimet e tjera të këtij lloji në vend, ku zakonisht çdo qytet e qendër e banuar e ka një të tillë. Sipas banorëve, deri tani janë djegur nga zjarri banesat në Xibër, Gur të Bardhë, Cerujë, Pleshë dhe në disa fshatra të tjerë. Përballë kësaj situate banorët e shohin si të arsyeshme që të merren masa për të ndaluar ndonjë rrezik të mundshëm nga zjarret që mund të ndodhin si në qytet ashtu edhe në fshatrat përreth ku nuk ka asnjë mjet zjarrfikës për të kryer shërbimin.

27 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›