E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Livadhasë kërkojnë dëmshpërblim

Banorët e Livadhasit, të dëmtuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës kanë protestuar pasi nuk janë përfshirë në listat e dëmshpërblimeve. Mësohet se banorët e dëmtuar, kanë protestuar dje përpara bashkisë së qytetit të Shkodrës, ndërsa paralajmërojnë

se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk dëmshpërblehen. Sipas pretendimeve të tyre mësohet se listat e dëmshpërblimeve janë hartuar në bazë të përkatësisë politike të banorëve të prekur nga përmbytjet, por ata nuk do të ndalen derisa të përfitojnë ato që shteti iu detyrohet. Mësohet se dëmet në shtëpitë e tyre arrijnë deri në 1 mln lekë dhe se nuk janë të gatshëm ta pranojnë këtë vendim politik për të mos marrë dëmshpërblim, theksojnë ata. Protesta e tyre, para bashkisë së Shkodrës është mbyllur duke paralajmëruar përshkallëzim të saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›