Burri detyroi bashkëshorten të prostituojë, prangoset

08/04/2005 Denoncoi gruaja, pas 10 muaj punë në kryqëzim
BERAT - Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22.00, policia e Beratit, në bashkëpunim me atë të Tiranës, arrestuan në banesën e tij në kryeqytet, një të kërkuar për trafik të qenieve njerëzore, me qëllim prostitucioni.
Arrestimi
Burime të policisë së Beratit, bënë të ditur se 31-vjeçari Osman Reka, pas arrestimit është dërguar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Beratit. Të njëjta burime, saktësuan se Reka, banor i lagjes Uznovë, ka qenë i skeduar edhe nga policia italiane. Ndërsa prangosja e tij, u bë pas denoncimit të një 21-vjeçareje, ish-bashkëshortja e tij, Vojsava Mema, banore e fshatit Selckë të rrethit të Tepelenës. Sipas dneoncimit të Memës, mësohet se “bashkëshorti” e kishte trafikuar atë për shfrytëzim prostitucioni për gati 10 muaj në përiudhën nëntor 2003 - gusht 2004 në një qytet verior të Italisë.
Burime të policisë lokale, saktësojnë se Osman Reka akuzohet në bazë të nenit 114/a, i Kodit Penal. Dje polica ka përgatitur dosjen dhe e ka dërguar në organin e prokurorisë për të vazhduar hetimet e mëtejshme rreth trafikinmit të 21-vjeçares.
Trafikimi
Sipas burimeve të policisë, msohet se 21-vjeçarja Vojsava Mema, është kapur duke prostituar në semaforët e qytetit të Milanos dhe pas hetimit në kuesturën e këtij qyteti ka treguar se kush ishte tutori i saj si dhe vendndodhjen e tij.
Më pas polica italiane ka riatdhesuar prostitutën dhe katër ditë më parë, sapo ka mbërritur në atdhe, 21 vjeçarja ka bërë denoncimin në polici.
Sipas burimeve të policisë, që i referohen denoncimit të vajzës nga Tepelena, mësohet se në fillin Osman Reka e ka pasur Vojsavën për grua dhe sipas tyre, ajo është martuar në vitin 2002. Pas një viti martese, çifti është nisur për në Itali, nëpërmjet bregdetit të Vlorës dhe kishte përfunduar në veri të Italisë. Pas qëndrimit të dy muajve, burri e ka detyruar gruan që të prostitutoj në semaforët e këtij qyteti. Më pas gruaja ka vazhduar zanatin ndërsa burri rikthehet në atdhe.
Pas 10 muajve të kryerjes të prostitucionit, Vojsava bie në duart e policisë dhe denoncon trafikantin.
Policia e Beratit
Një muaj, tre trafikantë “bashkëshortesh” të arrestuar
Me arrestimin e djeshëm të 31-vjeçarit, që akuzohet për trafik të qenieve njerëzore për qëllim prostitucioni, arrin në tre numri i tutorve në Qarkun e Beratit të arrestuar brenda muajit.
I arrestuari pararendës, ishte një 28-vjeçar nga rrethi i Kuçovës, i cili u denoncua nga e fejuara e tij për trafikimin që i kishte bërë muaj më parë.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se tre dosjet e trafikantve iu kaluan organit të prokurorisë për të vazhduar hetimet e mëtejshme.