E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kanosi fqinjën me armë, arrestohet

KORÇE - Një grindje banale mes fqinjësh çoi në pranga një 32-vjeçar. 

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.17 të Korçës. Sipas policisë, Apostol Meçanaji, është grindur me 52-vjeçaren M. Çezma, dhe e ka kërcënuar me pistoletë. Dy fqinj, që panë skenën dhe ndërhynë për të shuar konfliktin, pësuan të njëjtin kërcënim. I riu u drejtoi atyre pistoletën dhe i kërcënoi se do t’i vriste. Pas këtij kërcënimi, 52-vjeçarja e denoncoi në polici. Kjo e fundit shkoi në banesën e 32-vjeçarit dhe ushtroi kontroll për të gjetur armën. Policia bëri të ditur se, nuk u gjet pistoleta, por duke u mbështetur tek denoncimi i gruas dhe deklarimet e dy fqinjëve të saj, u krye edhe arrestimi i tij me akuzën e kanosjes dhe të dyshimit të mbajtjes së armëve të zjarrit pa leje.                                                                              j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›