Qeverive vendore u vendoste kufi për taksat
02/04/2009 Qeveria reagon kundrejt rritjes së taksave ndaj biznesit të vogël
“Masat e marra nga pushteti vendor janë të papranueshme”
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria do të vendosë kufizimin e së drejtës së pushtetit vendor për të rritur vetëm deri në 10% mbi taksën e biznesit të vogël shumën që ata duhet të paguajnë për të gjitha tarifat dhe taksat e tjera së bashku. Për kreun e qeverisë masat e marra nga pushteti vendor janë të papranueshme dhe për t’iu kundërvënë kësaj situate qeveria do të reagojë. Për kreun e qeverisë biznesi i vogël punëson forcën kryesore të punës, ndaj dhe përkujdesi ndaj tij duhet të jetë një përparësi si e qeverisë qendrore, ashtu dhe e asaj vendore. “Ne nuk jemi një vend i industrive gjigante, por edhe këto vende 70 për qind të forcës së punës e ka të punësuar në biznesin e vogël. Prandaj përkujdesi ndaj këtij biznesi duhet të jetë përkujdesja e parë e qeverisë qendrore dhe asaj vendore, në mënyrë që mbarëvajtja e tij të mos cenohet, pasi ai është gjeneratori i punësimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë e kudo”, - tha ai. Duke e konsideruar spekulimin me këtë çështje të rëndësishme të padobishëm, Berisha tha se kjo masë e qeverisë synon që mbi biznesin e vogël të mos vendoset një barrë fiskale më e madhe se 1.5 për qind dhe 10 për qind e saj, një kufi ky i njëjtë edhe për qeverinë qendrore. “Ne nuk po bëjmë asnjë arbitraritet, por po u vendosim qeverive vendore atë kufi që i kemi vendosur qeverisë qendrore. Është e pandershme të spekulosh me tatim-fitimin. Tatim-fitimi është interesi më i mirë i biznesit të vogël, sepse është mekanizmi që u jep mundësi atyre të rimbursohen në fund edhe për taksën që paguajnë mbi xhiron”, - tha shefi i ekzekutivit. Sipas tij, nuk duhet të spekulohet e të kthehet në politike kjo çështje. Berisha theksoi se gjithçka është bërë për ta nxjerrë nga informaliteti. “Këto praktika nuk mund të ndodhin. Nga ana tjetër, qeveritarët vendorë janë të vetëdijshëm se ne kemi 3 dhe 4-fishuar grantin për ta, gjë të cilën e meritojnë dhe ne do ta rritim sërish në mandatin e dytë”, - tha Berisha. Ai u shpreh se bashkëpunimi me qeveritarët vendorë është politikë konstante e qeverisë.